LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik, zyrtarët e Policisë së Kosovës nga sot në Shqipëri

Sezoni turistik, zyrtarët e Policisë së Kosovës nga sot në Shqipëri

Zyrtarët e parë policorë të Policisë së Kosovës, sot do të udhëtojnë për në Shqipëri, me ç’rast do të bëhet organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo erdhi pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipërisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga sot, 1 korrik deri më 31 gusht.


Më tej, në njoftim thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Gjatë takimit mes dy drejtorëve është vendosur që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, duke filluar nga ora 10:00, sot do të mbahet konferencë për media, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Foto: Ilustrim/Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori