LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik, ​Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

Sezoni turistik, ​Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

Policia e Kosovës dhe Policia Rrugore e Shqipërisë nga sot kanë nisur patrullimet e përbashkëta, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes dy shteteve. Tashmë një ekip i zyrtarëve policor të trafikut nga Policia e Kosovës kanë filluar patrullimet në territorin e Shqipërisë.

Përfaqësues të Policisë së të dyja shteteve u tha se ky bashkëpunim ka sjell rezultate pozitive ndër vite në uljen e aksidenteve, e një gjë e tillë u tha se pritet edhe këtë vit.


Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se kanë caktuar katër zyrtar policor me dy automjete patrulluese që do të jenë në rrugët e Shqipërisë.

Ai tha se nuk do të jenë në rrugë për të shqiptuar dënime po për të ndihmuar qytetarët, por që tha se nuk do të tolerojnë që të shkelen rregullat e komunikacionit.

“Bazuar në memorandumin e bashkëpunimit sot vetëm po fillojmë me implementimin e këtij memorandumi dhe urdhrit operativ të lëshuar për këtë memorandum, ku ne kemi caktuar katër zyrtar policor me dy automjete patrulluese të cilat do të patrullojnë në rrugët e territorit të Republikës së Shqipërisë.

Me të vetmin qëllim që bashkërisht të patrullojmë, bashkërisht të mbajmë pikat e kontrollit, bashkërisht të punojmë në aktivitete parandaluese me të vetmin qëllim që të ofrojmë siguri, në të njëjtën kohë të ndihmojmë qytetarët e të dy shteteve dhe të gjithë që janë pjesëmarrës në trafik që mund të jenë me pushime në Shqipëri. Nuk do të jemi aty për të dënuar, por do të jemi për të ndihmuar dhe për të këshilluar”, tha ai.

Siç njofton KP, Rexhepi tha se ky është viti i 12-të i patrullimit të përbashkët dhe një gjë e tillë tha se ka dhënë rezultate pozitive në parandalimin e aksidenteve.

Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë për në Shqipëri që të respektojnë të gjitha rregullat e komunikacionit.

“Një patrullim i tillë ka dhënë rezultate pozitive qoftë të sigurisë, qoftë të parandalimit, qoftë të bashkëbisedimit apo komunikimit dhe shumë aktivitete tjera të cilat kanë të bëjnë mes qytetarëve dhe Policisë në përgjithësi. Andaj edhe ky vit do të jetë i tillë dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit të dy vendeve që të jenë në respektim të rregullave sidomos të kenë kujdes në respektim të kufizimit të shpejtësisë, të kenë kujdes të madhe në ato vende ku nuk lejohet tejkalimi të mos bëjnë tejkalime, po ashtu të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes”, tha ai.

Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Edmond Targaj, tha se patrullat që do të vijnë nga Policia e Kosovës do të mbulojnë aksin rrugor që nga Morina deri në Velipojë.

“Bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i frytshëm, përjashto vitin e kaluar që pandemia e bëri të pamundur këtë lloj bashkëpunimi. Bashkëpunimi ka qenë dhe do të vazhdojë nga shqiptarët tanë që do të pushojnë në brigjet e tyre në bregdetin shqiptar…Bashkëpunimi i shërben mbarëvajtjes për parandalimin e aksidenteve… Sa i përket mbarëvajtjes së trafikut rrugor në Shqipëri si asnjëherë tjetër në Shqipëri ka hyrë në fuqi ndryshimi në kodin e ri rrugor, ndërkohë kanë ardhur pajisje të reja dhe mund të jetë një punë e madhe nga qarkullimi rrugor dhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë kosovare”, tha ai.

Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, për 12 vite me radhë kanë nënshkruar memorandume bashkëpunim për patrullime të përbashkëta.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori