LAJMI I FUNDIT:

Sezon i mbarë për fermerët e shalqirit në Shqipëri, të kënaqur me çmimet

Sezon i mbarë për fermerët e shalqirit në Shqipëri, të kënaqur me çmimet

Duket se këtë vit fermerët në Lushnjë, kanë mbetur të kënaqur me prodhimin dhe çmimin për kilogram të shalqirit.

Këtë vit ata e shesin kilogramin me 25 lekë [23 cent], 5-fish më shtrenjtë se vitin e kaluar. Kjo varet edhe me qytete ose me zona të caktuara të vendit. Disa kanë mbjellë më pak me idenë se nuk do të kishte treg.


Fermerët e zonës se Imshtës në Lushnjë janë specializuar ndër vite në mbjelljen e kulturës së shalqirit dhe pas Divjakës ata janë prodhuesit më të mëdhenj të kësaj kulture.

Ky është viti me çmimet më të larta për shalqirin dhe pjeprin dhe në tregun e Divjakës prodhuesit kanë nxjerrë për shitje mbi 10 ton shalqi vetëm në një ditë.

Çmimi i tyre varion në treg nga 130 lekë për kg deri në 30 lekë. Sipas fermerëve ndonëse prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve atmosferike të këtij viti, çmimi i lartë justifikon sasinë e munguar.

Për disa fermerë shqetësues është fakti i mungesës së faturave nga tregtarët. Ata thonë se kjo lë vend për abuzime me çmimin ku nuk e vendos prodhuesi sesa do ta shesë, por tregtari i cili rrit disa çmimin për konsumatorin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori