LAJMI I FUNDIT:

Serwer: BE t’ua japë vizat kosovarëve, në këmbim të heqjes së taksës

Serwer: BE t’ua japë vizat kosovarëve, në këmbim të heqjes së taksës

Diplomati amerikan, Daniel Serwer, nuk pret që në takimin e 1 korrikut në Paris të arrihet ndonjë marrëveshje e gjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë për të zhbllokuar dialogun e Brukselit, ai ka një ide se si duhet të ecin gjërat në kryeqendrën e Francës. Sipas tij, BE-ja duhet të  liberalizojë vizat për kosovarët, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Këto deklarata Serwer i ka bërë në një intervistë për gazetën express, ku ndër të tjera flet edhe për vizitën e Pompeos në Gjermani dhe ndërlidhjen e kësaj vizite zhvillimet Kosovë-Serbi, Samitin e Berlinit, korrigjimin e kufijve e Federica Mogherinin.


Duke folur për Samitin e Berlinit, Serwer ka thënë se Gjermania e bëri të qartë se nuk do të pranojë ndryshimet kufitare.

Serwer ka thënë se nuk beson se Samiti i Parisit që do të mbahet më 1 korrik mund të sjellë ndonjë marrëveshje më të gjërë. Sipas tij BE duhet të heq vizat për Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se mund të sjellë disa marrëveshje për të zbatuar marrëveshjet të cilat janë arritur deri tani, por nuk e kam bindjen që një marrëveshje më e gjerë mund të arrihet në këtë kohë. Ja një ide: BE duhet të heq vizat për Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori