LAJMI I FUNDIT:

Sërish vazhdohet ndalesa, qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi

Sërish vazhdohet ndalesa, qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi

Greqia i vazhdoi deri më 30 shtator vendimet për kufizim të përkohshëm të kufijve tokësor me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe ndalesën për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta.

Siç raportojnë nga MIA, vendimet i kanë marrë dy ministritë përkatëse të cilat gjatë muajve vazhdimisht i vazhdojnë ndalesa për çdo dy javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Autoritetet greke thonë se këto masa do të zgjasin deri më 30 shtator, përkatësisht qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë u ndalohet hyrja.

Hyrja në Greqi lejohet vetëm për disa kategori ndërsa ato duhet të kenë test negativ./Telegrafi/