LAJMI I FUNDIT:

Sërish probleme me transportin publik në Shkup, prej sot autobusët e “Slloboda prevoz” nuk do të qarkullojnë

Sërish probleme me transportin publik në Shkup, prej sot autobusët e “Slloboda prevoz” nuk do të qarkullojnë

Autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup” gjegjësisht Bashkia e Shkupit nuk i ka paguar borxhin kompanisë “Slloboda Prevoz”.

“Me përpjekje përfundimtare do të sigurohet transport i rregullt i linjave: 11, 11a, 47, 55, 61, 63 dhe 73, si dhe linjat periferike pjesërisht financohen edhe nga komunat të cilat nuk janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, që të mos ndodh për shkak të mosplotësimit të atij transporti të kenë arsye për të mos i paguar mjetet në NQP”, njoftoi “Slloboda prevoz”.


Ata njoftuan se përfaqësuesit e transportuesve nga të gjitha linjat në ora 9:00 do të jenë para zyrave të Bashkisë së Shkupit ku do të kërkojnë takim urgjent me sekretarin e Qytetit të Shkupit të cilit do t’ia përcjellin problemet me të cilat ballafaqohen, lidhen me borxhin e madh të NQP-së ndaj tyre. Ata gjithashtu do të kërkojnë përgjigje për disa pyetje, duke përfshirë pse dhe ku përfundojnë mjetet e grumbulluara në NQP nga biletat e shitura, si dhe për transportin e nxënësve nga të cilët duhet të paguhen transportuesit privatë.

Varësisht nga rezultati i atij takimi, përgjigjet e marra dhe zgjidhjet e propozuara, do të varet ecuria e mëtejshme e transportit dhe funksionimi i transportuesve.

Një muaj më parë autobusët e NQP “Shkup” nuk kanë qarkulluar për një ditë pasi punëtorët hyrën në grevë kolektive për shkak se nuk kishin marrë pagat. Më pas, për shkak të borxhit që nuk mund të paguhej nga NQP, përkatësisht nga Bashkia e Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makekspres” ndërprenë qarkullimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori