LAJMI I FUNDIT:

Sërish mungon Haki Rugova, paralajmërohet se mund të sillet me forcë në gjykatë

Sërish mungon Haki Rugova, paralajmërohet se mund të sillet me forcë në gjykatë

As në herën e dytë, nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi fillestar, ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili akuzohet për konflikt të interesit.

Sikur seanca e kaluar që ishte paraparë të mbahej më 7 maj të këtij viti, edhe kjo e së hënës në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dështuar të mbahet pasi që ka munguar i akuzuari, Rugova.


Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ka deklaruar se ftesa është dërguar me rregull, por sipas tij, i akuzuari Rugova nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Sipas gjykatësit Lokaj, seanca është shtyrë në afat të pacaktuar, derisa gjykata të merr njoftimin se përse i akuzuari nuk ka ardhur në seancë.

Ai ka thënë se nëse Haki Rugova nuk përgjigjet, ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për shoqërim në Gjykatë.

Seanca e së hënës, ka nisur më 30 minuta vonesë, për shkak të vonesës së prokurorit të rastit, Agron Matjani.

Për mungesën në seancën e 7 majit, gjykatësi i çështjes, Sylë Lokaj, kishte thënë se i akuzuari Rugova kishte kërkuar me anë të parashtresës, më 4 maj të këtij viti, që kjo seancë të shtyhej për arsye se ai nuk ka pasur mundësi që të caktojë avokat mbrojtës.

Sipas gjykatësit Lokaj, të akuzuarit Rugova, do t’i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare, nëse ai nuk e bënë një gjë të tillë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.

Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit. Fillimisht kjo lëndë ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, përkatësisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj. Por, ky i fundit, më 17 janar 2018, me shkresë i ishte drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Derguti, si dhe Agim Kurmehaj, lënda është deleguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

“Arsyeja e dërgimit në kompetencë të kësaj çështjeje juridike penale për të pandehurin Haki Rugova, është fakti se me të njëjtin që një kohë të gjatë njihemi dhe jemi në raporte shoqërore, andaj për të qenë një hetim i drejtë dhe i pavarur, pas konsultimit me kryeprokurorin e Apelit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, jemi dakorduar që këtë çështje penale ta dërgojmë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, kishte shkruar prokurori Haxhi Sinanaj.

Ndryshe, Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut. /betimiperdrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori