LAJMI I FUNDIT:

Serie 9 e BMW-së vjen në vitin 2022 (Foto/Video)

Serie 9 e BMW-së vjen në vitin 2022 (Foto/Video)

Pas shënimit të 100-vjetorit të kompanisë BMW, revista gjermane Auto Bild ka shkruar në lidhje me temën për Serie 9, e cila sipas tyre pritet të shfaqet në vitin 2022.

bm1


Serie 9 do të vijë në version Coupe luksoze me katër dyer, e cila do të jetë rival i drejtpërdrejtë i modelit të ri Mercedes SEC (S-Class në version Coupe me katër dyer), transmeton Koha.net.

bm2

Tani është shumë herët për detajet më të hollësishme, por për top-modelin e ardhshëm të BMW-së ekzistojnë disa opsione, duke përfshirë hibrid dhe plug-in hibrid.