LAJMI I FUNDIT:

Seri tërmetesh në Itali, shemben ndërtesat në disa zona (Foto)

Seri tërmetesh në Itali, shemben ndërtesat në disa zona (Foto)

Një seri tërmetesh kanë tronditur këtë mbrëmje zonën qendrore të Italisë. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë.

Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata, ku ka edhe një përmbytje.


Lëkundjet sizmike janë konfirmuar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanikës, raportojnë mediat italiane online.

Sipas këtyre burimeve, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në disa fraksione të komunave të zonës së epiqendrës, të cilat rezultojnë të izoluara.

Zonat në fjalë janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso. Burimet shtojnë se një kishë në lokalitetin Norçia është shembur dhe mund të ketë edhe ndërtesa të tjera të rrënuara.

“Për momentin nuk kemi të dhëna për të plagosur apo viktima. Situata më e rëndë paraqitet në Kastelsantanxhelo, në Nera, ku mungon energjia elektrike”, ka deklaruar ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile, Cesare Spuri.

Zyrtari ka bërë me dije se shembje ndërtesash janë verifikuar në Viso, ndërsa ka shtuar se, janë hapur qendrat operative nëpër provinca. Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Romë, ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë në rrugë për shkak të frikës.

termete2

termete3

termete4

termete5

termete6

termete7

termete8

termete9

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori