LAJMI I FUNDIT:

Serbja vret familjaren e saj për pronë

Serbja vret familjaren e saj për pronë

Për shkak të problemeve me pronën, 28-vjeçja N.N., me banim në Beograd, ka vrarë me thikë në Shtërpcë familjaren e saj, D.N., 91-vjeçe.

Një 91-vjeçe me inicialet D.N. është vrarë me thikë nga një familjare e saj. Viktima dhe autorja e dyshuar e vrasjes, 28-vjeçja N.N., kishin probleme pronësore.


Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në Shtërpcë.

Policia Rajonale e Ferizajit kishte marrë një informatë sipas të cilës një grua e moshuar është shtrirë në hyrje të shtëpisë së saj.

Pasi njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë
Lexo po ashtu Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë

Sipas raporteve të para, 91-vjeçja ishte qëlluar me thikë në kokë dhe qafë. Ajo jetonte e vetme në shtëpi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore dhe pas një kohe ka arrestuar familjaren e viktimës, 28-vjeçen me inicialet N.N., me banim në Beograd.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra, dorezat plastike, si dhe prova të tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobat e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit”, thuhet më tutje në njoftim.

Gjatë intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer ndërsa si motiv ka treguar se kjo vrasje është bërë për probleme pronësore.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori