Kjo qasje në favor të Serbisë, thuhet t’u jetë komunikuar zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Marko Blagojevic dhe Vladimir Maric, të cilët janë takuar të mërkurën në Bejrut me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libanit, Vafik Rehaime.

“Rehaime ka thënë se Libani nuk e ka në plan që të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova, dhe se politika e shtetit të tij për këtë çështje nuk do të ndryshojë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton Koha.net.


Blagojevic është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, kurse Maric është shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm. /Telegrafi/