LAJMI I FUNDIT:

Plani franko-gjerman, Serbia para ultimatumit – Eksperti gjerman: Putini do të ishte një nga humbësit e paktë

Plani franko-gjerman, Serbia para ultimatumit – Eksperti gjerman: Putini do të ishte një nga humbësit e paktë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se mund të pranojë planin e fundit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan Bild.

Kjo mund të ndodhë pasi që negociatorët perëndimorë ia kanë bërë me dije se duhet të zgjedhë mes pranimit të planit ose të përballet me pasojat: ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, si dhe do të ndërpriten investimet e huaja në këtë vend, transmeton Telegrafi.

“Nëse do të duhej të zgjedhja mes sanksioneve, tërheqjes së investitorëve, nga ana tjetër të pranojmë menjëherë gjithçka që do të thotë anëtarësimi i Kosovës në OKB, atëherë unë jam për kompromis, sado i diskutueshëm që mund të jetë”, tha Vuçiq në mënyrë të habitshme gjatë të hënës mbrëma në një konferencë për media që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik i Serbisë.

Vuçiqit i është bërë e qartë se Serbia ose duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, ose vendi i tij mund të përballet me masa që do të shkaktonin “dëme të mëdha”.

Serbia e “izoluar” pa BE

Në një takim me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Vuçiqit iu prezantua një plan i ri ndërmjetësimi.

Atij iu kërkua të pajtohej me këtë propozim si ultimatum. Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë asnjë informacion për përmbajtjen e propozimit të Perëndimit, por ka theksuar se Serbia do të jetë e “izoluar” pa BE-në.

Plani franko-gjerman u bë i njohur në vjeshtën e vitit të kaluar, dhe nuk u publikua kurrë zyrtarisht. Por pikat kryesore të tij janë të njohura:

Ndër të tjera, parasheh që derisa Serbia dhe Kosova zyrtarisht nuk e njohin njëra-tjetrën, por që do të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë.

Serbia rrjedhimisht do të ndalonte parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare – me ndihmën aktive të Rusisë.

Eksperti: “Putini do të ishte një nga të paktët humbës”

Nëse fjalët e Vuçiqit do të përcillen me vepra, kjo do të ishte vërtet një pikë kthese në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, e cila deri më tani është bazuar në nacionalizmin serb.

“Nëse në fakt ka një kthim larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje serioze për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, shpjegon për Bild eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing nga Instituti Leibniz.

“Putini atëherë do të ishte një nga humbësit e paktë të kësaj kthese të mundshme”, shtoi Clewing.

Të hënën në mbrëmje, Vuçiq ka theksuar se ende asgjë nuk është vendosur. Sipas tij, fjalën e fundit, do ta kishte parlamenti serb dhe “ndoshta populli”.

Fakti është se plani franko-gjerman prej kohësh është bërë plan i BE-së, i cili mbështetet edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

“Akterët perëndimorë me të vërtetë kanë bërë presion mbi Vuçiqin këtë herë që veprimet dhe qëndrimet serbe ndaj Kosovës, nuk mund të vazhdojnë më e të mos ndëshkohen, duke pasur parasysh jostabilitetin pan-evropian që buron nga Rusia”, tha për fund Clewing. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori