Zyrtarët serbë paralajmërojnë se në takimin e 22 shkurtit me homologët kosovarë do të diskutojnë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”.
Petkoviq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.
Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë
Në janar, Kosova nuk e ka lejuar zhvillimin e një referendumi të Serbisë, për çështje të gjyqësorit, në territorin e saj, dhe zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se ngjashëm do të veprohet edhe me zgjedhjet e prillit.
Në atë kohë, Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa si mundësi për serbët ka ofruar votimin me postë apo përmes Zyrës Ndërlidhëse me Serbinë.
Deri më tash, Qeveria nuk duket se ka lëshuar pe, me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, në fillim të këtij muaji, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë bërë thirrje që të mundësohet ushtrimi i së drejtës së votës në Kosovë.
Lajçak ka thënë se ka standarde dhe praktika evropiane, që i lejojnë njerëzit të votojnë, kur jetojnë diku tjetër.
Në fund të javës së kaluar, edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albun Kurti, për zgjedhjet e Serbisë.
Në një postim në Twitter, Chollet ka thënë se kanë diskutuar për praktikat kur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “është pajtuar me kërkesat e shteteve të tjera për votime me prani fizike”.
Kurti nuk e ka komentuar këtë deklaratë.
Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, “vetëm përmes OSBE-së”
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valdete Daka, thotë se serbët e Kosovës, me shtetësi serbe, do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë ashtu siç voton diaspora kosovare në zgjedhjet e Kosovës: në ambasada ose përmes postës.
Në Kosovë, shton ajo, zgjedhjet e Serbisë mund të organizohen vetëm me menaxhimin dhe organizimin e OSBE-së dhe pa përfshirjen e institucioneve të Kosovës, e aq më pak të KQZ-së.
“Te ne ka qenë rast unik, sepse unë nuk e di që në ndonjë shtet të botës mund të shkojë dikush nga një shtet të hapë vendvotim në një shtet tjetër”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.
Edhe drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se me ndërmjetësimin dhe organizimin e OSBE-së, qytetarët serbë do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Por, sipas tij, shteti i serb mund të vendosë edhe qendra të votimit në pikat kufitare me Kosovën, në mënyrë që qasja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë.
“Mendoj se do të duhej të diskutohej një mundësi që në pikat kufitare – në vendkalimet tokësore – vendvotimet të organizohen nga Republika e Serbisë”, thotë Kryeziu.
Misioni i OSBE-së nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë praktikat e tjera përveç “grumbullimit të votave” që janë përdorur në shtetet anëtare të kësaj organizate.
Si ka qenë praktika më herët?
Vetëm pak muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur më 11 maj, 2008, të drejtën e votës në vendvotimet në Kosovë e kanë shfrytëzuar rreth 90 mijë qytetarë të Serbisë, kanë treguar të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës janë mbajtur edhe në vitin 2012, 2014, 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare serbe në Kosovë janë mbajtur më 21 qershor, 2020.
Në këto të fundit, fletëvotimet i ka mbledhur misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kjo praktikë e mbledhjes së votave është krijuar në vitin 2017 dhe deri më tani ajo ka pasur lejen e autoriteteve të Kosovës.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, votat nga Kosova janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare të Serbisë.
Me metodën e “mbledhjes së votave” në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2017. Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj presidenciale në Kosovë edhe në vitin 2012.
Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë nuk janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pasi procesi i decentralizimit ka filluar në të njëjtin vit, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit. Ky plan është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë