LAJMI I FUNDIT:

Serbia ftohet në Konferencën e Sigurisë në Moskë – ambasadori amerikan në Beograd etiketohet në njoftimin e Rusisë

Serbia ftohet në Konferencën e Sigurisë në Moskë – ambasadori amerikan në Beograd etiketohet në njoftimin e Rusisë

Të martën, më 15 gusht, do të mbahet në Moskë Konferenca e 11-të Ndërkombëtare e Sigurisë (MCIS).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Serbia është në mesin e vendeve të ftuara për të marrë pjesë në MCIS.


Nuk dihet nëse drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, këtë herë do të shkojë në Moskë, pasi gazeta danas nuk ka marrë përgjigje nga kjo agjenci ashtu sikurse edhe prej ministrisë së Mbrojtjes, të cilët në të kaluarën e kanë përfaqësuar shtetin serb.

Ish-ministrat e Mbrojtjes, Bratislav Gashiq në vitin 2015, Nebojsha Stefanoviq në 2021, Aleksandar Vulin në 2019, madje edhe Zoran Gjorgjeviq kanë shkuar në kryeqytetin e Rusisë.

Gjersa kolegët e partisë shkuan në Moskë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq zgjodhi të shkonte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Dragan Sormaz, themeluesi i Këshillit Euro-Atlantik në Serbi, pyeti nëse i sanksionuari Vulin do të merr pjesë në konferencë ndërsa etiketoi ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe ambasadën amerikane në Serbi.

Pas shumë reagimeve, ambasadori amerikan në Beograd flet rreth videos kundërthënëse që e publikoi në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Pas shumë reagimeve, ambasadori amerikan në Beograd flet rreth videos kundërthënëse që e publikoi në rrjetet sociale

Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, në fjalën hyrëse që pritet të lexohet në lidhje me këtë konferencë, thekson se që nga themelimi i saj në vitin 2012, konferenca është bërë një platformë kyçe në lidhje me sigurinë globale dhe rajonale.

Ai shton se do të diskutohet për problemet e stabilitetit global dhe rajonal, si dhe për aspekte të ndryshme të sigurisë në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori