LAJMI I FUNDIT:

Serbia dëbon rusen që ishte kundër luftës, Stradner kërkon reagim ndërkombëtar

Serbia dëbon rusen që ishte kundër luftës, Stradner kërkon reagim ndërkombëtar

Serbia ka dëbuar një shtetase ruse pasi ka nënshkruar një deklaratë kundër luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ndaj kësaj ka reaguar analistja amerikane, Ivana Stradner.


NË një shkrim në rrjetin social “X”, ajo ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë ndaj kësaj situate, veçmas.

“Serbia ka dëbuar një shtetase ruse sepse ka nënshkruar një deklaratë kundër luftës! Ku janë tani diplomatët perëndimorë që avokojnë që Vuçiq të thotë diçka? Në dhjetor, thirra miqtë e mi në Serbi dhe u thashë të largoheshin nga vendi pasi gjërat vetëm do të përkeqësohen”, ka shkruar ajo në X.

Më herët, gjatë ditës, pati reagim edhe nga  avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

Ai tha se ka biseduar me rusen e dëbuar nga Serbia, Lena Koposova.

“Sapo fola me rusen Lena Koposova, të cilën Serbia po e dëbon sepse nënshkroi një deklaratë në Serbi kundër luftës, në shkurt të vitit 2022, kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Prandaj në vitin 2024 u shpall si ‘kërcënim për sigurinë kombëtare’”, shkroi Stojkoviq.

Sipas tij,  Lena Koposova nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër politik dhe antiluftë në Serbi, përveç nënshkrimit të asaj deklarate kundër luftës.

“Familja e saj u shpërngul nga Shën Petersburg në vitin 2018, ku përfshihen dy fëmijë të mitur. Ata blenë një shtëpi afër Beogradit dhe ende po punojnë për të. Fëmijët ndjekin shkollat ​​në Serbi. Të gjithë flasin serbisht shkëlqyeshëm. Ata për vite me radhë kanë qenë qytetarë shembullorë me qëllim që të bëhen shtetas të Serbisë, për të cilën sapo kanë plotësuar kushtet, por tani me vendim të kundërligjshëm iu është mohuar kjo e drejtë. Me lot në sy, Lena më pyeti: “Çfarë kam bërë gabim?! Serbia votoi në GA OKB për të dënuar agresionin ndaj Ukrainës, ashtu siç nënshkrova deklaratën kundër luftës”./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori