LAJMI I FUNDIT:

Serbia bllokon “autostradën energjetike”

Serbia bllokon “autostradën energjetike”

Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike”, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë.

Ajo vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV të Interkoneksionit, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet.


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ende nuk po mund të bëjë operimin e sistemit si bllok kontrollues, por as të bëjë menaxhimin komercial të kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës dhe alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore) , shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë të ndërhyrjes së Serbisë, linja e ndërtuar nuk është lëshuar për qëllime komerciale. Madje, nuk mund të jetësohet as marrëveshja e nënshkruar në mes të operatorëve të dy shteteve për rregullim sekondar, përkundër që në kuadër të projektit të linjës 400 kV është bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi). Në ditën e lëshimit të linjës 400 kV në punë, ndërhyrja e Serbisë në pronën e Kosovës është ngritur si çështje në nivel të dy qeverive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori