LAJMI I FUNDIT:

Serbia: Më 1999 kemi tërhequr tonelata tapi, 58 për qind e Kosovës me letra është e jona!

Serbia: Më 1999 kemi tërhequr tonelata tapi, 58 për qind e Kosovës me letra është e jona!

“Kush i ka tapitë, e tij është toka. E, Serbia i ka tapitë e 58 për qind të tokës së Kosovës, të pronës shoqërore, private dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Dhe, ky dokumentacion është në të sigurt”, ka thënë ish-drejtoresha e Kadastrit të Kosovës gjatë masave të dhunshme në Kosovë, Sllavica Radomiroviq.

“Nuk ishte e lehtë situata në qershor 1999. Presidenti serb, Millan Milutinoviq, ka urdhëruar të merret dokumentacioni, tonelata të letrës, që janë mbledhur për 50 vite. Gjëja më e vështirë ishte për të gjetur kamionët, sepse të gjithë ishin angazhuar në nxjerrjen e Ushtrisë serbe. Dokumentacioni tani është në Geozavod të Beogradit. Për sa kohë që origjinalet janë me ne, Serbia ka prova të asaj që i përkasin. Ne asnjë ndryshim nuk e kemi bërë që nga viti 1999. Prandaj, dokumentacioni ynë është i besueshëm”, ka thënë ajo për Kurir, transmeton Telegrafi.


Këto reagime vijë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.

Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se pas një vizite në një komune, dhe pas telasheve që vërejti se po e shoqëronin për shkak të një zone ekonomike që ishte ne pronësi të Armatës Jugosllave (e nuk po mund të realizonin një investim), kishte iniciuar këtë çështje në Qeveri.

Serbët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kanë reaguar për këtë çështje. Madje, për këtë kishte ballafaqim në Sarajevë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërkaq, presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një debat me gazetarë serbë e shoqërinë civile në Çagllavicë ka thënë se kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, mund t’i ketë dy tema të lezetshme lidhur me Kosovën e në bazë të të cilave mund t’i fitojë zgjedhjet në Serbi, porse qytetarët serbë duhet ta dinë qartë se pronat në Kosovë janë të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori