LAJMI I FUNDIT:

Serbët optimistë se do t’i vizitojë Hahn, marrin mbështetje nga Apostolova

Serbët optimistë se do t’i vizitojë Hahn, marrin mbështetje nga Apostolova

Deputetët e Listës Serbe që nga mbrëmë janë duke qëndruar të mbyllur në hapësirat e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ata janë të vendosur që të qëndrojnë të “ngujuar” derisa të takohen me komisionerin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha për KosovaPress se e kanë marr konfirmimin nga Zyra e BE-së se kanë pranuar kërkesën e Listës serbe për takim me komisionerin evropian, por që ende nuk e dinë se a do takohen me të apo jo.

Simiq tha se përmes këtij takimit duan t’i tregojnë Evropës se sa e dëmshme është taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Ne kemi hyrë në këtë protestë vetëm me një kërkesë, që Johannes Hahn të vijë dhe shkurt të njoftohet me rreziqet që mund të pasojë për shkak të vendimeve të Qeverisë që ia ndalon hyrjen mallrat nga Serbia të hyjnë në Kosovë. Deri tani e kemi konfirmimin nga kabineti i tij se kërkesa tonë e kanë pranuar por ende nuk kemi konfirmim se ai do të vijë të takohet me ne. Kemi kontakte me zyrën e BE-së këtu në Prishtinë dhe edhe atyre u kemi thënë se kërkesa jonë është që të takohemi me Hahnin. Ende e presim konfirmimin. Derisa Johanes Hahn të vijë dhe të takohet me deputetët e Listës Serbe ne do të jemi këtu në vendin tonë të punës ku po luftojmë për të drejtat e popullit tonë. Dëshirojmë që BE-së t’i tregojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk i sjell asgjë të mirë askujt në Kosovë, as serbëve as shqiptarëve e as askujt tjetër”, tha Simiq.

Ai u ankua se askush nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk i ka takuar ata, si dhe nuk kanë gjetur përkrahje nga deputetët shqiptarë.

“Jo askush nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk ka ardhur të takohet me neve. Ne kemi kërkuar takim me Hahnin, por Qeveria me marrjen e vendimit për rritje të taksës e ka dhënë qëndrimin e vet. Kemi pritur që këtë protestë ta mbështesim edhe deputetët shqiptarë sepse çmimet e larta të prodhimeve dhe pakësimi i ushqimit do të ndikojë tek të gjithë, por megjithatë ky është vendimi i tyre”, tha Simiq.

Gjatë ditës deputetët e Listës Serbe janë vizituar nga shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Ajo pas takimit tha se sot i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e deputetëve serb, raporton KP. Apostolova ndonëse nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit të deputetëve serbë me komisionerin Hahn,  shtoi se agjenda e tij është mjaft e ngjeshur.

“Fatkeqësisht kemi një agjendë shumë të ngjeshur për komisionerin Hahn i cili po vjen për ndërmjetësimin në mes Prishtinës dhe Beogradit. Në mënyrë që ta ndihmojë në këtë proces, unë sapo takova Listën Serbe, ku u shpjegova se cilat janë përgjegjësitë e programit dhe të diskutojmë hapur dhe drejt se cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë është e nevojshme të bëhet në këtë drejtim. Shpresoj shumë që ata e kanë kuptuar mesazhin, mesazhet janë të qarta nga ne, nga kabineti i komisionerit, dhe nga vet komisioneri dhe po ashtu ata mund të kenë mundësinë që t’i shprehin shqetësimet e tyre, dhe nëse jo, ata mund t’i paraqesin në letër dhe të gjejnë mënyrën e duhur se si ta takojnë atë dhe t’i shprehin shqetësimet e tyre atij personalisht”, ka deklaruar Apostolova.

E pyetur nëse komisioneri Hahn do të luajë rol në përfundimin e protestës nga ana e Listës Serbe, ajo tha se për këtë ende nuk mund të flasë.

Apostolova u shpreh se mesazhi i komisionerit evropian në Kosovë është i qartë se kjo taksë po e dëmton Kosovën dhe se Kosova me këtë vendim po i thyen ligjet ndërkombëtare.

“Mendoj se mesazhi i komisionerit do të jetë i një linje me të gjitha kryeqytetet evropiane të cilat shprehin shqetësimin e tyre dhe përfaqësueseve të tyre në lidhje me taksën. Kjo taksë është duke e dëmtuar Kosovën në momentin që është edhe kryesuese e CEFTA-s, pasi që është duke i thyer ligjet. Mendoj se komisioneri ka marrë një hap kurajoz dhe të rëndësishëm me vizitën e tij në mënyrë që të ndihmojë në procesin e gjetjes së një zgjidhje në mes Prishtinës dhe Beogradit”, u shpreh shefja e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori