Serbët lokal të distancohen nga strukturat ilegale

Jahjaga në takimin me kryesuesen e nënkomitetit të Senatit të SHBA-së për Evropë, senatoren Jeanne Shaheen po ashtu theksoi se institucionet e Kosovës e mbështesin KFOR-in në vendosjen e rendit dhe të qetësisë në këtë pjesë të vendit, ku strukturat ilegale dhe kriminale, të përkrahura nga Republika e Serbisë, po sfidojnë të arriturat dhe institucionet e vendit si dhe po mbajnë peng popullatën lokale serbe.
Në takimin me Shaheen, presidentja theksoi se kërkohet nga popullata lokale serbe që të distancohet nga strukturat ilegale dhe të heqin barrikadat në rrugë për të mundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të mallrave si dhe të integrohen në institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës.
Jahjaga duke theksuar rolin e madh që SHBA-ja ka luajtur në çlirimin e Kosovës dhe në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të saj, tha se Kosova është shtet i pavarur me integritet të garantuar territorial dhe shtet i qytetarëve të barabartë pa dallim etnie.
Ndërkaq, senatorja Shaheen thuhet se i kanë dhënë përkrahje zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës, rrugës së integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit të proceseve demokratike. /Telegrafi/












































