LAJMI I FUNDIT:

Seppälä flet për mundësinë e bashkëpunimit mes start-upeve nga Finlanda dhe Kosova

Start-upet nga Kosova që vijnë në Helsinki zhvillohen shpejt me investitorët ndërkombëtarë, ku pastaj ato duhet t’i ndajnë përvojat e tyre në vend, thotë këshilltari për biznes nga Finlanda, Teemu Seppälä.

Seppälä nga City of Helsinki në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thekson se duhet të gjinden format e bashkëpunimit ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.


“Çdo biznes gjithmonë ka dy drejtimet, eksportet dhe importet. Në rastin me Kosovën dhe Finlandën, ne duhet të zbulojmë se cilat janë nevojat që dëshiron secila palë”, theksoi Seppälä.

“Unë jam këtu si përfaqësues i qytetit të Helsinkit dhe po ndihmoj kompanitë fillestare të talentuara që të vijnë në Helsinki dhe të zhvillohen shpejt me investitorët ndërkombëtarë dhe pastaj të ndajnë përvojat e tyre këtu në Kosovë”, shtoi ai.

Sipas tij, për të qenë i lehtësisht i qasshëm në fonde, për këto lloj biznese, duhet të jesh inovativ dhe se duhet jeni në gjendje të bëni gjëra edhe pa para.

“Pengesa më e madhe është qasja në fonde, por besoj se financimi nuk është aq i lehtë, sepse duhet të jesh inovativ, qoftë edhe të punosh me shuma të vogla të parave. Ju duhet të provoni se jeni në gjendje të bëni gjëra edhe pa para”, pohon Seppälä.

“Pas kësaj, mund t’ju them se sigurimi i fondeve nuk është e lehtë, sepse është pjesë e zhvillimit të biznesit tuaj. Çdo start-up duhet të jetë të paktën 100 për qind inovativ, përpara se të siguroj financim nga jashtë”, thotë tutje ai.

Në këtë intervistë, Seppälä ka folur edhe për përvojën e tij në si konsulent për krijimin e koncepteve novatore.

Intervista e plotë

Ju lutëm na tregoni se kush është Teemu Seppälä?

Është një histori e gjatë, por shkurt, unë kam lindur në Lapland të Finlandës dhe vij nga qyteti i Santa Claus, besoj se të gjithë e dinë se kush është Santa Claus. Të paktën një herë në vit unë jam Santa.

Kam studiuar në Universitetin e Helsinkit dhe më pas kam punuar si konsulent për krijimin e koncepteve novatore. Unë më shumë kam punuar në vende të huaja dhe për 15 vjet kam mbështetur këtë lloj lëvizjeje të start-upeve, kur ato nisën në Finlandë, pasi unë drejtoja fondet publike dhe isha pjesë kryesore e kësaj.

Mijëra studentë dhe të rinj drejtojnë aktivitetet tona të sipërmarrjes në Helsinki dhe gjithashtu në të gjithë Finlandën.

Unë kam qenë në shumë vende, dhe në Kosovë ndihesh si një vend familjar dhe njerëzit janë shumë të mirë dhe ndiej se kemi të njëjtin koncept sikurse populli finlandez.

Nga përvoja e juaj, cila është forma, le ta quajmë, me e lehtë e qasjes në financa për një start-up?

Pengesa më e madhe është qasja në fonde, por besoj se financimi nuk është aq i lehtë, sepse duhet të jesh inovativ, qoftë edhe të punosh me shuma të vogla të parave. Ju duhet të provoni se jeni në gjendje të bëni gjëra edhe pa para.

Sigurisht që mënyra më e lehtë për nisjen e biznesit është shtytja e miqve dhe familjes, dhe ju mund të manovroni me paratë e familjes suaj. Ju duhet të keni fonde të mjaftueshme dhe do të thoshim se sektori publik në disa vende, si Kosova, duhet të ketë një lloj mbështetjeje.

Pas kësaj, mund t’ju them se sigurimi i fondeve nuk është e lehtë, sepse është pjesë e zhvillimit të biznesit tuaj. Çdo start-up duhet të jetë të paktën 100 për qind inovativ, përpara se të siguroj financim nga jashtë.

Këshilltari i biznesit nga Finlanda, Teemu Seppälä gjatë intervistës në Telegrafi

Çfarë janë mundësitë e bashkëpunimit biznisor ndërmjet Finlandës dhe Kosovës?

Çdo biznes gjithmonë ka dy drejtimet, eksportet dhe importet. Në rastin me Kosovën dhe Finlandën, ne duhet të zbulojmë se cilat janë nevojat që dëshiron secila palë.

Unë jam këtu si përfaqësues i qytetit të Helsinkit dhe po ndihmoj kompanitë fillestare të talentuara që të vijnë në Helsinki dhe të zhvillohen shpejt me investitorët ndërkombëtarë dhe pastaj të ndajnë përvojat e tyre këtu në Kosovë.

Nuk kam pasur shumë kohë për mundësi biznesi për start-upet finlandeze që ofrojnë aplikacione mobile për shëndetësi dhe arsim për t’i përdorur këtu në Kosovë.

Cila do të ishte këshilla e juaj për të rinjtë e Kosovës?

Këshilla ime gjithmonë thjeshtë është bëjeni dhe bëjeni sot. Dua të them se ka tensione kur ju filloni të planifikoni diçka për të ardhmen, por në vend të kësaj ju dhe miqtë tuaj ose partnerët tuaj të biznesit mendoni se çfarë jeni në gjendje të arrini sot.

Bëni hapa të vegjël, mos e bëni kaq të komplikuar dhe thjesht bëjeni. Jini të përulur, merrni këshilla dhe mësoni prej tyre se kjo është mënyra për t’u rritur. /Telegrafi/