LAJMI I FUNDIT:

Senegali konfirmon se Sadio Mane do të mbetet jashtë Kampionatit Botëror për shkak të lëndimit

Senegali konfirmon se Sadio Mane do të mbetet jashtë Kampionatit Botëror për shkak të lëndimit

Në konferencë për shtyp më 17 nëntor, Senegali konfirmoi se Sadio Mane nuk është rikuperuar nga një dëmtim dhe nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës.

Ai do të humbasë turneun në Katar si rezultat i lëndimit, turne që fillon të hënën kundër Holandës, ndeshjeve e vlefshme për Grupin A.


Mane pësoi një dëmtim në këmbë në ndeshjen e fundit të BayernMunich para Kupës së Botës, duke u detyruar të largohej herët në fitorja 6-1 ndaj Werder Bremenit.

Ai ishte në dyshim të madh për turneun si rezultat i lëndimit, ndërsa Bayern Munich i bëri thirrje Senegalit, që ra ruajë lojtarin, pasi shëndeti është mbi të gjitha.

Pavarësisht besimit fillestar nga Federata e Futbollit të Senegalit se 30-vjeçari mund të humbasë vetëm ndeshjet e para dhe mund të luajë më tutje, tani është konfirmuar se ylli më i madh i vendit do të humbasë eventin madhor.

Është një lajm i hidhur për Mane, i cili e drejtori Senegalin drejt lavdisë në Kupën e Kombeve të Afrikës në fillim të vitit 2022.

Mane nuk do të jetë në Katar dhe në vend të kësaj do të shikojë nga kolltuku teksa edhe do të rikuperohet në kohë për rikthim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori