LAJMI I FUNDIT:

Senancë e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Senancë e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Në seancën e sotme, Gjykata kushtetuese nuk inicoi procedurë për nismën e dorëzuar për Ligjin për ndërmjetësim, me të cilën kontestohet Ligji në fjalë, duke u konsideruar si ligj i procesuar dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, kontestuesi, një avokat nga Shkupi, konsideron se ligji nuk është sjellë me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.


Gjykata e hodhi poshtë nismën e ngritur për Nenin 97, paragrafi 3 dhe Nenin 98 nga Përgjigja kolektive e Ministrisë së punëve të brendshme./Telegrafi/