LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet profesionale në Maqedoni vazhdojnë të mbeten tabu

Sëmundjet profesionale në Maqedoni vazhdojnë të mbeten tabu

Sëmundjet profesionale të shkaktuara si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve që rrjedhin nga veprimtaria e punës vazhdojnë të mbeten tabu temë në Maqedoni. Në vit regjistrohen vetëm 25 deri 30 raste të sëmundjeve profesionale që krahasuar me numrin e të punësuarve në vend kjo shifër është tejet e ulët. Ndërkohë, lista e sëmundjeve profesionale e miratuar në vitin 2004 lejon regjistrimin e mbi 100 sëmundjeve të tilla. Nga Instituti i Mjekësisë së Punës shprehen se në të shumtën e rasteve punëtorët fshehin sëmundjen profesionale nga frika se mund të humbin vendin e punës.

“Pikërisht këtu është ajo që ne si mjekësi e punës, megjithatë edhe kolegët tjerë që janë faktor para së gjithash, personat të autorizuar për siguri në punë dhe vet punëdhënësit, organizatat sindikaliste të bëjnë që e gjithë kjo të procesohet që njerëzit ta kuptojnë që sëmundja profesionale nuk është asgjë trishtuese. Me të mund të jetohet, mund të vazhdohet me punë edhe në vendin aktual të punës ose eventualisht nëse është e patjetërsueshme të bëhet ndryshimi i vendit të punës por assesi nuk është arsye për invaliditet, jo gjithmonë dhe në të gjitha rastet”, pohon Sasho Stoleski, Instituti i mjekësisë së punës.

Imer Hajredini është ish punonjës i fabrikës së lëkurës në Shkup rrëfen se për 33 vjet përvojë pune shumë kolegë të tij kanë përfunduar me probleme të mëdha shëndetësore, madje disa prej tyre nuk kanë arritur as periudhën e pensionit.

“Shumica prej punëtorëve nuk kanë mund ta përballojnë, shumë prej tyre sa vinin edhe e linin punën për shkak se shumë rëndë ishte. Sidomos ato që kanë qenë acid dhe gëlqere, ato kanë qenë më të vështira. Sigurisht me mushkëritë më shumë kanë pas dëm sepse hemikalet kanë qenë të forta megjithëse jepnin qumësht dhe ushqimin e mirë, por sërish vështirë, aty duhej të punohej 8 orë. Shumica prej tyre që kanë punua në atë pjesën e punës, pensionin as që e kanë mbërri, edhe nëse e kanë mbërri e kanë shiju një vjet ose dy”, thotë Imer Hajredini, ish punonjës i fabrikës së lëkurës.

Nga Instituti i mjekësisë së punës në Shkup sqarojnë se deri tani si sëmundje profesionale janë regjistruar: astma profesionale, dëmtimet e shkaktuara nga zhurmat, bruceloza, tuberkuloza, silikoza, helmimet kronike nga plumbi dhe sindroma e tunelit karpal. Ndërkohë, në Maqedoni si profesione më të rrezikshme vazhdojnë të jenë: ndërtimtaria, bujqësia, metalurgjia e zezë ndërsa kohët e fundit edhe disa profesione të teknologjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori