LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: S’ka pasur shkelje kushtetuese në zgjedhjen e Thaçit

Selmanaj: S’ka pasur shkelje kushtetuese në zgjedhjen e Thaçit

Njohësi i rrethanave politike dhe juridike, Driton Selmanaj ka thënë se nuk ka pasur shkelje procedurale dhe kushtetuese me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Selmanaj ka thënë se prania e 81 deputetëve në sallë e ka siguruar kuorumin e mjaftueshëm.


Por, sipas tij, kontestimi i presidentit në aspektin legal nga opozita është një e drejtë kushtetuese që u lejohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Selmanaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund të mos e trajtojë fare kërkesën e opozitës, duke e cilësuar atë si çështje të gjykuar në rastin Pacolli. /Telegrafi/