Analisti Driton Selmanaj tha se nuk guxojmë që dikush të provojë të përfitojë politikisht nga vdekja e Astrit Deharit.

Këto komente Selmanaj i bëri në emisionin “CLICK” të RTV21, ku u diskutua për sigurinë në burgjet e Kosovës, duke u fokusuar në vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Me këtë rast analisti Selmanaj, e vlerësoi si shokues rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Tragjedia ka ndodh, jashtëzakonisht keq pse ka ndodh tashmë kemi humb një djal të ri të Kosovës, por nuk guxojmë që me atë ose të provoj të përfitoj dikush politikisht, ose të provoj të kapitalizoj në çfarëdo variante”, tha ndër të tjerash Selmanaj.

Selmanaj kritikoi edhe Policinë e Kosovës për qëndrimin e tyre pasi që sipas tij askush nuk doli ta demantoj deklaratën e komandantit të rajonit të Prizrenit që tha se Dehari kishte përdorur medikamente të tepërta.

Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka ndërruar jetë në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës./RTV21/