LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Ne i kemi thënë Kurtit eja të shkojmë në SHBA, t’i heqim thikat nëse ekzistojnë

Selmanaj: Ne i kemi thënë Kurtit eja të shkojmë në SHBA, t’i heqim thikat nëse ekzistojnë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se nuk kanë frikë se mund të rrëzohet Qeveria Hoti, dhe se partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë dallime.

Selmanaj në një intervistë të dhënë për emisionin “Përballje”, në Telegrafi ka thënë se asnjë qeveri nuk mund të krahasohet me punën e Qeverisë Hoti.


“Nuk kemi frikë që mund të na rrëzojnë, ne kemi objektivat tona, aq shumë tema të rënda të akumuluara për dekada i kanë rënë mbi supë kësaj qeverie, sa që nuk kemi as kohë të mendojmë se a po rrëzohet a jo.

Kur do që vlerësohet se mund të ketë një shumicë tjetër për ta rrëzuar Qeverinë, ne i përgjigjemi kushtetutshmërisht çdo iniciative. Ne jemi dukë bërë punë brenda 3 muajve sa që nuk kanë bërë qeveritë për 20 vjet. Po e kthejmë Kosovën aty ku duhet. Asnjë qeveri nuk mund të krahasohet me punën e bërë për këta 3 muaj”, pohoi ai.

Selmanaj thotë se nuk kanë dallime me partnerët e koalicionit qeverisës.

“Nuk kemi dallime me partnerët e koalicionit. AAK ka kërkuar vazhdimisht që SHBA të përfshihet në dialog, SHBA është përfshirë, nuk kemi dallime. Ajo çfarë po ndodhë në publik është pa kuptimtë. Ne po shkojmë për njohje, ka vdekur dialogu teknik, është tërësisht politik. Na duhet njohja me Serbinë, por duhet mbyllur edhe disa çështje, si të pagjeturit e të tjera”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova)

Sa i përket çështjes së presidentit, Selmanaj thotë se kjo çështje nuk është shtruar ende në LDK, pasi që është një president që ka mandat.

“Me rëndësi për ne është që të mos provojmë të kemi qasje imponuese për këto pozita”, thotë ai.

Sa i përket prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Selmanaj vlerëson se ai ishte vendimi më i mirë që LDK mund të kishte ndërmarrë.

“Vendimi më i mirë që LDK ka marrë ka qenë prishja e koalicionit me LVV-në. Kanë filluar të tallen me SHBA-në. Ne i kemi thënë Kurtit në atë kohë eja të shkojmë në SHBA dhe t’i ndalim proceset e ndarjes së Kosovës, nëse ekzistojnë ato thika të provojmë me i heq por nëse nuk mund t’i heqim, vijmë dhe i themi popullit që dikush është futur në aranzhmane të rrezikshme për vendin, dhe ne nuk mundemi të vendosim firmën aty, vijmë në Kosovë dhe shkojmë në zgjedhje prapë. Në asnjë takim nuk po diskutohet ndarja. Diplomacia nuk ndërtohet mbi paranoja”.

Si përfundim, Selmanaj tha se nëse rrëzohet Qeveria Hoti atëherë do të ndalet hovi i një pune të madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori