LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Qeveria Hoti është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, deputetë mbështetni mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit, duke i quajtur alarmante shifrat e të të infektuarve dhe vdekjeve nga ky virus.

Selimi në seancën e Kuvendit, ka thënë se njerëzit po vdesin jo vetëm pse janë të infektuar por edhe nga mos ndihma prej Qeverisë.


“Spitalet tashmë nuk mund ti pranojnë të infektuarit…Shumëçka mund të fshehët prapa jo transparencës, por jo numri i vdekjeve. Kjo krizë humanitare u parapri nga kriza morale në të cilën jeni zhytur ju si qeveritar. Nuk keni kohë dhe vëmendjen e duhur për menaxhim të pandemisë, sepse shumë pazare duhet ti mbani në ekuilibër. Ju e sollët situatën në rekorde të zeza në numrin e të infektuarve dhe të vdekurve për kokë banori”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur statistikat e 24 orëve të fundit nga IKSHPK-ja, ku 16 qytetarë humbën jetën nga COVID-19.

“Këto janë statistika lufte, e ju i kaloni në qetësi duke i injoruar jetërat e këtyre qytetarëve . Qeveria Kurti ka arritur që ta sjell menaxhimin e COVID-19 deri në 0 raste. Ju nga 0 raste të të prekurve në ditë e kthyet situatën në mbi 200 raste në deti në favor të virusit”, tha Selimi.

Selimi ju drejtua kabinetit qeveritar se “jeni të panevojshëm, të dëmshëm e të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve”.

Ai kërkoi nga deputetët që të mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje

“LVV e ka hapur një shteg, votojmë deputet dhe grupet parlamentare nëpër këtë shteg të zgjedhjes dhe ti japin mbështetje mocionit”, tha Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori