LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Është gati Projektligji për Gjykatën Komerciale, do të largohen barrierat për bizneset

Selimi: Është gati Projektligji për Gjykatën Komerciale, do të largohen barrierat për bizneset

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur Projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do të jetë në shërbim të bizneseve.

Me këtë rast ministri i Drejtësisë, Selim Selimi u shpreh se ky është një lajm i mirë për qytetarët Republikës së Kosovës e në veçanti për bizneset.

“Sot e kemi përfunduar punën për përpilimin e kodit për përpilimin rreth ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ai tha se ky është lajm i mirë për të gjitha bizneset.

Tutje në konferencën për media tha se janë adresuar edhe vërejtjet dhe sugjerimet lidhur më këtë çështje.

Kryesuesi i grupit punues për themelimin e Gjykatës Komerciale, Florian Dushi tha se kjo gjykatë, e cila do të trajtoj çështjet komerciale, është një hap shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Selimi për Institutin për Krimet e Luftës tha se kjo është nacionale.

“Instituti për Krimet e Luftës, është diçka nacionale. Ne e kemi marrë një mision për të ruajtur memorien kolektive. Grupi punues e ka filluar sot punën. Ky Institut është duke vazhduar punën, nuk do të kisha dashur të jap një datë pasi është çështje e ndjeshme dhe shkon përtej zgjedhjeve”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori