LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez flet haptas për depresionin, terapinë dhe tërheqjen nga rrjetet sociale

Selena Gomez flet haptas për depresionin, terapinë dhe tërheqjen nga rrjetet sociale
Selena Gomez (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Selena Gomez në kohët e fundit nuk është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke qenë e përqendruar në punën e saj, prandaj stagnon me shfaqjen në publik.

Në një intervistë për Coach, ajo ka folur për shkaqet, të cilat kanë ndikuar në ndryshimet e mëdha që i ka bërë në jetë.

“Mendoj se njerëzit nuk e njohin zemrën time. Unë nuk di si të jem e trajnuar, nuk mund ta imagjinoj si mundet dikush të më thotë dhe të më trajnojë si të them diçka të cilën nuk e mendoj”, ka thënë Selena në fillim të intervistës.


Të gjitha lajmet nga Selena Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Këngëtarja e ka vazhduar bisedën se si njerëzit zakonisht përqendrohen te dukja e saj. I pëlqen kur meshkujt i afrohen dhe i thonë se është shumë e bukur, mirëpo i pëlqen të qëndrojë vetëm me dikë që e do për atë që është si person.

Selena Gomez (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

“Përpiqem të kaloj sa më pak kohë në Instagram, sepse është i mbushur me reklama dhe publikime që më shtinë në depresion. Në të kaluarën kam shikuar vazhdimisht fotografi të njerëzve që janë të lumtur, të kënaqur dhe të bukur, ndërsa pikëllohesha nga fakti se unë nuk jam gjithmonë e lumtur dhe nuk ndihem gjithmonë e bukur”, ka theksuar ajo.

Selena ka pranuar se shkon rregullisht në terapi që me raste janë të vështirë, mirëpo i kanë ndihmuar që ta kuptojë jetën dhe fëmijërinë e saj.

Bisedën e ka mbyllur me deklaratën se tash është e lumtur që është e lirë dhe se asnjëherë nuk ka qenë më e plotësuar. Me këtë deklaratë edhe i ka heshtur spekulimet për lidhjen me Zac Efron. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori