LAJMI I FUNDIT:

Sela: Do të isha i interesuar për amnesti nëse do të përfshiheshin edhe rastet “Monstra”, “Alfa”

Sela: Do të isha i interesuar për amnesti nëse do të përfshiheshin edhe rastet “Monstra”, “Alfa”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar.

Reklama

“Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, tha Sela.

Ai tha se nuk kanë komentuar zhvillimet në Bashkimin Demokratik për Integrim pas paraqitjes së “Grupit të zjarrit”, sepse nuk donim të luanim rolin e zëdhënësit. Kështu vlerëson Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në “ClickPlus”.

Sela gjithashtu tha se Izet Mexhiti, tani lideri i partisë Lëvizja Demokratike e kidnapoi deputetin Kastriot Rexhepin pak para votimit të mocionit të Qeverisë, dhe tani e bëri pjesë të partisë së tij.

“E kidnapoi apo e mori në shtëpi deputetin Rexhepi dhe kjo është koha kur duhej të kishte 61 deputetë opozita. Kjo çështje tani nuk më takon mua, pasi është çështje që i takon BDI-së dhe ASh nuk është përzier në këtë çështje sepse është çështje e brendshme partiake”, tha Sela.

Sela shtoi se do të ishin të interesuar, ai personalisht dhe subjekti politik që i takon ai për këto ndryshime, nëse në tryezën e bisedimeve do të vendoseshin edhe lehtësimet e dënimeve për të dënuar të tjerë, siç është rasti “Monstra”, “Lagjja e trimave” dhe “Alfa”.

“Nuk do të ishte mirë për shtetin e së drejtës që të amnistohen vetëm politikanët. Nëse do të hapej kjo, unë do të isha i interesuar për këtë rast nëse në tryezë do të vendosej rasti “Monstra”, “Lagja e trimave” e “Alfa””, tha Sela.

Në trend Lajme

Më shumë
Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Lajme
Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Lajme
Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Lajme
Mushkolaj, Rrahmanit: Gratë vendosin a duan të kenë fëmijë pa burrë

Mushkolaj, Rrahmanit: Gratë vendosin a duan të kenë fëmijë pa burrë

Sociale
Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Lajme
Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Lajme
Kalo në kategori