LAJMI I FUNDIT:

​Sela pas takimit me Kurtin: ‘Ballkani i Hapur’ s’ka kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën

​Sela pas takimit me Kurtin: ‘Ballkani i Hapur’ s’ka kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit Sela ka treguar se kanë diskutuar lidhur me masën që vendosi Kosova që mos të lejohet hyrja e personave që nuk kanë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, për çka thotë se u premtua se kjo masë do të lehtësohet.


Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e tij dhe të partisë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” për të cilin thotë se nuk do të kishte asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Sela ka theksuar se është i rëndësishëm komunikimi ndër shqiptar.

“Me kryeministrin diskutuam për çështjen e krizës me pandeminë, masat të cilat janë vendosur nga Republika e Kosovës për të cilën e morëm lajmin që do të lehtësohen ato. Komunikimi ndër shqiptar është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht kemi kufirin, por nga dy anët e kufirit kemi miq, vëllezër e kushërinj të cilët duhet të komunikojnë me njëri tjetrin”, tha Sela.

Ai para mediave në Kosovë tha se iniciativa “Ballkani i Hapur” do të ishte i dëmshëm për shtetësinë e Kosovës.

“Folëm edhe për temën e ‘Ballkanit të Hapur’ i cili qëndrimi i Aleancës për shqiptarët është mëse i qartë në drejtim të kësaj, ne mendojmë që as një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim për aq kohë sa nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale që po promovohen, ndryshe mendoj që mund të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët” , deklaroi ai pas takimit me Kurtin, raporton KP.

Sela është pyetur edhe në lidhje me qasjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, për cka tha se qasja e cdo kryeministri varet nga partneriteti i tij shqiptar. Me këtë rast ai drejtoi kritika ndaj BDI-së, dhe Ali Ahmetit.

“Ai sapo është zgjedhur si kryeministër, mos keni asnjë dilemë, qasja e kryeministrave në Maqedoninë e veriut kushdo qoftë ai nga viti 90 deri më sot dihet. Pyetja duhet të shtrohet drejt dhe korrekt cila është qasja e përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e shqiptarëve dhe në varësi të qasjes që përfaqësuesi shqiptarë që është pjesë e qeverisë në rastin konkret zoti Ahmeti, nëqoftëse qasja e tij ndaj shqiptarëve është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Dhe qasja e çdo kryeministri që zgjidhjet varet shumë nga qasja që ka partneri i tij shqiptare brenda përbrenda qeverisë me keqardhje e konstatojë që këto 20 vite qasja e BDI dhe e Ahmetit ka qenë e keqe ndaj shqiptarëve dhe prandaj i kanë vuajtur pasojat shqiptarët”, deklaroi ai.

Sela në vizitën e tij në Kosovë ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë politikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori