LAJMI I FUNDIT:

Sela: Mbetemi pjesë e Qeverisë (Video)

Sela: Mbetemi pjesë e Qeverisë (Video)

Shumica parlamentare mund të zgjerohet por jo të zvogëlohet. Ziadin Sela edhe një herë largoi dyshimet për largimin e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Sipas tij, subjekti që më së shumti e kërkon largimin e Selës nga Qeveria është BDI-ja e Ahmetit por kjo gjë sipas tij ka pak rëndësi pasi primare e cilëson përmbushjen e reformave të premtuara. Dëshira e BDI-së për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria mund të plotësohet vetëm nëse ky ekzekutiv fillon t’i ngjasojë qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, shoti Sela.

“Ne jemi pjesë e qeverisë sepse kemi marr obligimet tona për të vazhduar reformat dhe për të qenë brenda për brenda qeverisë ajo pjesë e cila çdoherë do të alarmojë kur kjo Qeveri do të ngjajë me qeverinë e kaluar. Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktorë politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë në aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Këtë e kanë thënë vazhdimisht gjatë fushatës bile ka pasur konstatime që ASH ka dalur nga Qeveria”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.


Edhe pse deri tani nuk kanë zhvilluar asnjë takim me LSDM-në për pjesëmarrje të mundshme në Qeveri, në rast të një riformatimi, nga Lëvizja Besa thonë se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë eventuale për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare në qoftë se bëhet fjalë për hapërimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE.

“Ne e dimë të gjithë se kjo Qeveri thirret në reforma dhe disa reforma të caktuara është dashur që deri tani ta fillojnë rrugëtimin e këtij shteti drejt proceseve euro-atlantike. E shohim se deri tash nuk ka një moment të këtillë, nëse do të kishte ne do të mendojmë dhe pastaj do të dalim ne një qëndrim konkret”,  Faton Fazliu, Zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Edhe nga LSDM-ja thonë se presin që partitë politike shqiptare të reflektojnë pozitivisht dhe të bëhen pjesë e reformave dhe ndryshimeve. Kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar tha se do t’i intensifikojë takimet me krerët e subjekteve politike shqiptare dhe me deputet tjerë të opozitës, me qëllim që të sigurojë shumicë parlamentare më stabile.

Ndërkohë ka vetëm heshtje në Partinë Demokratike Shqiptare. Asnjë nga përfaqësuesit e kësaj partie nuk dëshirojnë të komentojnë zërat për participimin e mundshëm të PDSH-së në shumicë parlametare me dy deputetët që i posedojnë. Sipas informatave jozyrtare, PDSH-së në ekzekutiv mund t’i besohet Ministra e Drejtësisë ndërkohë që ka zëra se kjo parti kërkon edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe në krye të saj të jetë Bardhyl Dauti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori