eksperti ad

Policia ka sekuestruar 3400 euro në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar.


"Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.05.2024 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar", bëhet e ditur në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/