LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 47,500 euro në aeroportin e Rinasit, ndalohen dy turq

Sekuestrohen 47,500 euro në aeroportin e Rinasit, ndalohen dy turq

Policia kufitare e Aeroportit të Rinasit ka proceduar penalisht dy shtetas turq të cilën nuk deklaruan në kufi shumën e parave të cilën dispononin me vete.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30,450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17,000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi.


Policia ka sekuestruar shumën e parave prej 47,450 euro, ndërkohë që materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia. /Telegrafi/