LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i anijes ‘izraelite’, Irani i dërgon mesazh aleatëve të Izraelit

Sekuestrimi i anijes ‘izraelite’, Irani i dërgon mesazh aleatëve të Izraelit

Së fundmi, rojet iraniane kanë sekuestruar një anije në ngushticën e Hormuzit që sipas tyre ka lidhje me Izraelin.

Nga pamjet e publikuara, shihet një helikopter i forcave speciale të marinës së Iranit i cili qëndron mbi anijen me flamur portugez.

E me sa duket, ky nuk ishte akt piraterie por ishte paralajmërim nga një shtet që ka kohë që e ka kërcënuar Izraelin se do ta sulmojë, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se përmes asaj ngushtice çdo ditë kalojnë sasi të mëdha nafte dhe gazi, andaj nëse ajo mbyllet do të ketë pasoja të mëdha për tregtinë globale. Me një fjalë, do të shkaktonte kaos.

A po fillon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme - Irani konfiskon një anije “të lidhur me Izraelin”, reagon Tel Avivi
Lexo po ashtu A po fillon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme - Irani konfiskon një anije “të lidhur me Izraelin”, reagon Tel Avivi

Por pse iranianët e kanë bërë këtë?

Anija MSC Aries, edhe pse me flamur portugez, ka lidhje me kompaninë Zodiac Maritime e cila është në pronësi të miliarderit izraelit, Eyal Ofer.

Duke e pasur parasysh që tensionet midis Izraelit dhe Iranit kohëve të fundit janë jashtëzakonisht të larta, inteligjenca amerikane pretendon se edhe një sulm tjetër me raketa ndaj Izraelit si hakmarrje për sulmin në Damask nuk është larg.

Dhe marrja e anijes thuhet se po i dërgon sinjale dhe paralajmërime shtetit izraelit.

Gjithashtu, është mesazh edhe për aleatët e Izraelit se Irani mund ta mbyllë ngushticën e Hormuzit dhe të shkaktojë kaos.

Pra, veprimi i fundit nga forcat iraniane është një paralajmërim se rreshtimi i shteteve perëndimore përkrah Izraelit mund të sjellë pasoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori