LAJMI I FUNDIT:

Sektori publik i Maqedonisë ka më tepër punëtorë të gjinisë femërore

Sektori publik i Maqedonisë ka më tepër punëtorë të gjinisë femërore

Sipas raportit më të ri të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë në sektorin publik të Maqedonisë ka gjithsej 129.653 të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti tregon të dhëna strukturore për 110.311 të punësuar, prej të cilëve 59.111 janë femra, kurse 51.200 janë meshkuj, kurse mosha mesatare është 45.4 vjeç.


Raporti nuk jep të dhëna strukturore për 19.342 persona të punësuar në ARM, MPB dhe Agjencinë për kundërzbulim për shkak të ndjeshmërisë së informatave./Telegrafi/