LAJMI I FUNDIT:

Seksi nuk është vetëm një kënaqësi

Seksi nuk është vetëm një kënaqësi

Gjithçka që ju bën të ndiheni shkëlqyeshëm, është mirë për ju, thonë shkencëtarët britanikë, të cilët shtojnë se ndjenjë më të madhe të lumturisë dhe të kënaqësisë pas seksit nuk ka.

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Sado të zënë me punë e halle që të jemi, duhet të gjejmë qoftë edhe pak kohë për të përqafuar, për të ofruar kënaqësi e që, edhe për vete, po ashtu të gjejmë prehje, ngushëllim e lumturi. Nëse veprojmë kështu, si meshkujt ashtu edhe femrat, do të jemi më të mbrojtur nga: streset, sëmundjet, veset që na e shkurtojnë jetën, si: alkooli, narkomania, bixhozi etj.

Femra, ndihmoni dhe stërvitni meshkujt që të mësohen si të kalojnë nga një gjendje e ngarkuar e lodhjes nga puna, në gjendje të këndshmet të të dashuruarit, sepse kjo do t’ju shpërblehet.

Femrat, mund të bëjnë shumë gjëra të bukura me qëllim që burrat të mund të lirohen nga streset e ditës e të problemeve të punës. Me humorin e çiltër, me bisedat e këndshme do të arrini që meshkujt t’i futni në vallen e dashurisë.

Në të vërtetë, ajo që e bën bashkimin seksual të paharrueshëm dhe të kënaqshëm për meshkujt, është kur femra kënaqet plotësisht, kur arrin orgazëm. Kur femra kënaqet nga akti seksual, mashkulli ia atribuon vetes meritën dhe kjo e eksiton atë akoma më shumë. Kënaqësia që e ndien femra gjatë bashkimit seksual, i jep mashkullit sigurinë se edhe ai do të kënaqet. Mashkulli e mat suksesin e aftësisë së vet në kryerjen e aktit seksual, duke marrë si bazë orgazmën e femrës.

Nganjëherë, femra mund të kënaqet, të arrijë kënaqësi, edhe në qoftë se nuk arrin orgazëm. Në qoftë se mashkulli e kupton këtë, pra që femra, ndonjëherë, mund të kënaqet edhe kur nuk arrin orgazëm, është shumë më mirë për të dy, kurse femra nuk duhet të ndiejë një lloj detyrimi që me çdo kusht të arrijë orgazëm. Sa më pak konflikte, sa më shumë dashuri, kjo vlen për  bashkëshortët, në punë, në shoqëri, në shkollë, kudo, në marrëdhënie në familje etj. Mashkulli, kur e pyet, ka qejf që t’i shpjegojë ndjenjat e veta dhe të paraqitet më ndryshe nga ç’është, me një krenari se si ai është më i miri.

Ekziston një ndryshim i madh ndërmjet seksit dhe dashurisë, seksi është një akt fiziologjik, si rezultat i të cilit partnerët arrijnë kënaqësi. Kurse, kur bëni dashuri, besoj se e keni vënë re si kridheni në ndjenja, në atmosferë emocionale të mrekullueshme, plot emocione, adhurim, kënaqësi e gëzim të madh në shpirt. Pra, pa dyshim, më e bukura dhe më e mrekullishmja marrëdhënie e çiftit është kur ata bëjnë dashuri dhe seks njëkohësisht.

Në bazë të të dhënave shkencore, përfundimisht kanë arritur në përfundim se femrat, në radhë të parë, dëshirojnë të bëjnë dashuri. Meshkujt, ndërkaq, pëlqejnë të shohin tek një femër, para së gjithash, partneren seksuale. Është e qartë se me kohë meshkujt e humbin interesimin, një kujdes si më parë, sikur e humbasin spontanitetin dhe pasionin gjatë seksit të ngadalshëm. Në këtë rast meshkujt sikur duan që të shijojnë atë gëzimin e “sulmit” seksual, suksesin, ndërkohë që femrat përpiqen që të shijojnë butësinë dhe ledhatimet e dashurisë.

Ka disa sekrete që shumë femra nuk i dinë. Femrat kujtojnë se kur mashkulli e arrin ereksionin, ai është plotësisht i gatshëm për seks. Nëse partneri juaj ndien ereksion, kjo nuk do të thotë patjetër se ai është i gatshëm për seks. Madje, për më tepër, ka mundësi që ai të mos jetë aspak i eksituar seksualisht.

Një informacion: dihet se ereksioni vjen si rezultat i vërshimit të gjakut në penis. Si rregull, meshkujt zgjohen në mëngjes me organ të erektuar, por kjo nuk do të thotë se ata janë patjetër të eksituar, pasi ereksioni vjen si rezultati efekteve fiziologjike që ndodhin në organizëm. Shpeshherë nevoja për të urinuar e bën mashkullin që të ndiejë ereksion, si rezultat i presionit në pjesët e poshtme të organit seksual.

Një tjetër gjë që ndoshta nuk e kuptojmë dot është se ereksioni i penisit mund të ndodhë edhe gjatë një gjendjeje ekstreme stresi ose tendosjeje. Kjo ndodh sepse gjatë stresit enët e gjakut ngushtohen ndjeshëm, presioni i gjakut rritet dhe penisi fryhet.

Normalisht, kontakti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por edhe rigjeneron trupin rigjeneron mendjen, shpirtin, jemi më të suksesshëm: në familje, në punë, në karrierë. Për të qenë të suksesshme raportet seksuale, një nga faktorët kryesorë është pasioni, ai mbush zemrën plot dashuri, si dhe forcon marrëdhëniet në aspektin themelor dhe emotiv.

Puna qëndron në faktin se ai, mashkulli, mund ta arrijë orgazmën shumë shpejt. Mashkulli mendon se femra kërkon tepër kohë për të arritur orgazëm, ndërsa ajo mendon se partneri ngutet shumë dhe nuk i jep asaj kënaqësinë e duhur. I duhen nga dy deri në tri minuta nxitje seksuale për të arritur orgazëm.

Te mashkulli ky është një proces më pak i ndërlikuar, madje është fare i thjeshtë, si të tundësh një shishe me shampanjë për të nxjerrë një sasi shkume, që, kur i vjen koha pas tundjes, shkuma del ose edhe eksplodon, pa pasur mundësi kontrolli dhe pa ia plotësuar ëndrrat femrës, kështu që femra në të shumtën e rasteve nuk e arrin orgazmën. Ndërkaq, femrës, për të arritur orgazëm. në përgjithësi, i duhet rreth dhjetë herë më tepër kohë sesa mashkullit. Janë të nevojshme ledhatimet, rreth njëzet-tridhjetë minuta përkëdhelje e fërkime paraprake dhe nxitje seksuale e organeve gjenitale të femrës.

Duhet ditur një të vërtetë se, kur femra kënaqet plotësisht në planin seksual, ajo bëhet: tolerante, nuk bëhet xheloze është e këndshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori