LAJMI I FUNDIT:

“Seksi i Dytë”

“Seksi i Dytë”

Gratë, ashtu si edhe burrat, kanë energji por jo pa kufi. Ato si qenie tokësore kanë kufizime të njohura fizio-psikologjike. (Simone de Beauvoir)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Aforizma e njohur botërisht “Gruaja nuk lindet si e tillë, por bëhet”, do të simbolizonte filozofen Simone de Beauvoir dhe thelbin e filozofisë së saj që propagandonte se asnjë ligj biologjik as ekonomik nuk cakton formën që qenia femërore merr nga shoqëria.

Simon de Beauvoir, filozofe dhe shkrimtare franceze, bashkëshortja e Zhan Pol Sartrit, lindi në vitin 1908, në Paris. Satri i shpjegon Simonës se ekzistojnë dy lloj dashurie: “Dashuria e nevojshme” dhe “Dashuria rezervë”.

Simone de Beauvoir ka qenë dhe do të jetë një pikë orientuese për feminizmin, por edhe për filozofinë moderne. Për Simonen liria ishte gjëja më e shtrenjtë, dhe t’ua japë ndihmesën e duhur fitores së lirisë, ndaj është e nevojshme, ndër të tjera, që burri dhe gruaja, pavarësisht nga diferencat e tyre natyrore, të duhen pa rezerva, si vëlla e motër. Filozofia nuk donte të bëhej as nënë as bashkëshorte, por falë diskutimeve me partnerin e jetës, Jean Paul Sartre, ajo shkroi “Gjinia tjetër”.

Në këtë enciklopedi ajo mblodhi të gjitha mitet për gratë nga biologjia, psikologjia, letërsia dhe historia, mite që e bëjnë gjininë femërore të përjetshme. Nga Simone de Beauvoir shumë gra në botë kanë lexuar për herë të parë se ka jetë të tjera alternative përveç jetës si mama dhe si gjyshe.

Në librin e saj “Gjinia tjetër” Simone de Beauvoir shkruante, para 60 vjetësh se shumë gra bëhen nëna dhe gjyshe pa e njohur ndonjëherë dashurinë. Me fjalë të tilla ajo shkaktoi skandal në vitin 1949 dhe u dha guxim brezave të tjerë të grave ta thyejnë heshtjen për seksualitetin e tyre.

Beauvoir ishte bërë ikonë kur në vitin 1970 mori pjesë në fushatat për lejimin e aborteve. “Seksi i Dytë” i botuar në frëngjishte, parashtron një ekzistencializëm feministi i cili parashikon një revolucion normal. Si një ekzistencialiste, Beauvoir besonte se ca paraprin thelbin, prandaj femra nuk është femër e lindur, por bëhet e tillë. Analiza e saj përqendrohet në konceptin hegelian dhe argumenton se gratë kanë qenë historikisht devijonte. Beauvoir deklaroi se gratë janë po aq të afta për të zgjedhur burra dhe kështu mund të zgjedhin për të ngritur veten, duke shkruar përtej natyrës jo devijuese që u është vënë mbi shpatulla ndaj ato duhet të japin dorëheqjen dhe të mundohen ta përsosin arritjen, një pozicion në të cilin e merr përgjegjësinë për veten dhe botën në liri të plotë.

Filozofja Simone de Beauvoir mendon se gjithçka ngrihet rreth kësaj ideje, duke nisur që nga konceptimi i saj për emancipimin e femrës, që është për të para së gjithash një aventurë intelektuale e krijuar në bashkëvllazërinë mashkullore dhe e konsoliduar nga pavarësia ekonomike. Në krijimin e saj vërehet po ashtu, edhe erosi lesbike, për të cilin akoma nuk dihet me siguri nëse ka qenë thjesht imagjinatë apo pjesë e jetë filozofike. Megjithatë, sado që edhe gjatë viteve kur lesbiket e morën fjalën publikisht, Simone de Beauvoir nuk do të thoshte asnjë fjalë në mbështetje të tyre, duke preferuar të merrej me luftën për abortim, sesa të merrej me lirinë homoseksuale.Për filozofen gruaja është gjithnjë e frustruar, duke qenë edhe individ aktiv, shkruante ajo. Për mashkullin femra nuk është organ zotërimi, por është gjah i tij.

Në botimin e Gazetës së Luftës të Simone de Beauvoir dhe publikimi i letërkëmbimit të saj me Sartrin, kujtimet e një vajze të rritur mirë, nga Bianca Lambim, shfaqen hipoteza se libri “Seksi i Dytë” është vetëm një shkrim për jetën e saj intime me lezbizmin. Siç shkruan në librin e Lambini, Simone de Beauvoir ka pasur marrëdhënie intime me femra, “Pasione Organike” të përjetuara kryesisht me nxënëset e saj të hershme. Jeta e saj ishte ndërtuar rreth një treshi dhe jo rreth dyshes, një tresh që nënkuptonte nga njëra anë “dashuri të nevojshme” me Sartrin nga ana tjetër ato ajo i quante “dashuri të rastit” me femrat, por pas këtyre zbulimeve të vona shtrohet pyetja se përse filozofja e ekzistencializmit e ka fshehur biseksualitetin, kur ajo e vendoste të vërtetën në bazë të moralit të autenticitetit. Por për të kundërshtuar këtë libër hipotezë ndër bashkëkohësit e Beauvoirit, më i spikaturi është një ish-student i Sartrit, i cili tregon se autori amerikan, Nelson Algren dhe Beauvoir kishte një lidhje romantike një nga më të pasionuarat e jetës së saj pasi ajo mbante në gisht një unazë të dhuruar.

Po ashtu, Claude Lanzmann, një gazetar i cili ishte shtatëmbëdhjetë vjet më i ri se Beauvoir, ka pohuar se gjatë rinisë kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dashurie gjashtëvjeçare që përfundoi kur ai u largua më 1958. Filozofja duket se ishte ndër filozofët më të famshëm në botë, ajo edhe ka fituar çmimin “Goncourt” me “Mandarins”. Aventurierja që ka vizituar dhe jetuar në Azi, Afrikë, Evropë, Kinë e Brazil, do të mbretëronte në botën e dijes si një filozofe e madhe, eseiste, romanciere dhe dramaturge.

Simone de Beauvoir e ka mbizotëruar letërsinë femërore të kohës së saj dhe po e mbizotëron atë edhe më fuqishëm pas vdekjes. Veprat e saj autobiografike bëjnë që breza të tërë të rijetojnë edhe një herë. E indinjuar nga fakti që femra trajtohej si një objekt erotik, ajo nuk ka reshtur së luftuari për lirinë e saj. Libri “Seksi i Dytë” është shndërruar në një libër të shenjtë për lëvizjen feministë botërore. Duke filluar nga viti 1980, pas vdekjes së të shoqit, shëndeti i saj fizik dhe mendor u përkeqësua për shkak të varësisë së saj ndaj alkoolit dhe amfetaminës. Vdiq në moshën 78-vjeçare dhe u varros në të njëjtin varr me Jean-Paul Sartrin.

Çfarë është gruaja?

Ndryshimet e mëdha midis grave dhe burrave janë një fakt biologjik: Ato janë në gjendje të lindin fëmijë gjatë shumë viteve të jetës së tyre. Në këtë pjesë të jetës, ato heqin një mundim që meshkujt nuk e kanë: menstruacionet. Analiza qe u bën Beauvoir këtyre, mbështet tezen e saj qendrore. Kjo tezë thotë se njerëzit ndahen në kategoritë “gra” dhe “burra”, për shkak të qëndrimeve që hasin e mishërohen dhe jo për karakteristikat biologjike. Menstruacionet janë parë, gjithashtu, si një problem edhe për sa u përket mundësive të grave për të punuar dhe për të bërë karrierë jashtë shtëpisë. Beauvoir pyet se ku qëndron problemi i vërtetë: ne trupin e gruas, apo në qëndrimin e grave dhe burrave ndaj trupit të gruas? Ajo do të dijë: “Në cilën masë konstrukti fizik i gruas përben një gjen në vetvete?

“Gratë e njohura nëpërmjet punës dhe veprimtarisë se tyre, mendojnë se kjo ka pak rëndësi. Fakti që kanë pasur kaq pak probleme, i ka bërë të kenë sukses? Njeriu mund ta pyesë veten nëse ndodh e kundërta: zgjedhja e një jete aktive dhe ambicioze u ka dhënë atyre privilegjin që me brengosjen që shfaqin ta rrisin sikletin e tyre. Ka sigurisht edhe shkaqe organike dhe unë kam parë gra shumë energjike, që e kalojnë një ditë të tërë në shtrat, çdo muaj, të flijuara nga dhimbjet të pamëshirshme, por veprimtaria e tyre nuk është penguar nga kjo gjë. Unë jam i bindur se pjesa më e madhe e kësaj të keqeje dhe sëmundjet që mundojnë gratë, kanë shkaqe psikike…”

Mu për shkak të të gjitha detyrave që marrin përsipër dhe kundërshtimeve me të cilat luftojnë. Gratë vuajnë vazhdimisht, deri në skaj të fuqive të tyre dhe kjo nuk do të thotë se vuajtjet e tyre janë të shpifura, ato janë reale. Mirëpo, situata nuk varet nga trupi, trupi varet nga situata. Kështu shëndeti i gruas nuk e dëmton punën e saj. Kur gruaja e punësuar ka zënë vendin që kërkohet në shoqëri; përkundrazi puna e ndihmon atë fuqimisht që ta bëjë të barasvlershme fizikisht, pa pasur breng përherë. Beauvoir e ndan atë që ndodh në trup, si rezultat i menstruacioneve, me përvojën e gruas mbi atë qe ndodh. Nga ana fiziologjike ajo që ndodh është pasojë e shpërbërjes së vezës. Beauvoir i ndan dhimbjet nga format e tjera të shqetësimeve që sjellin menstruacionet, shqetësime që vijnë nga shkaqe të ndryshme. Për gratë që punojnë jashtë shtëpisë, ato lidhen me vetëdije mbi një dyzim: zgjedhin “midis gjendjes pa fëmijë, që është një ndjenjë e dhimbshme, dhe detyrimeve të vështira të ushtrimit të profesionit”…

Për sa u përket grave që nuk punojnë jashtë shtëpisë, menstruacionet zgjojnë mendime dhe shqetësime, që vijnë thjesht nga jeta e tyre monotone, që u jep raste të shumta për të menduar mbi atë që ndodh. Kështu që shumë shqetësime kanë “shkaqe psikike”, në kuptimin që ndryshimet në organizëm nuk janë të vetmet që nxisin shqetësimet. Beauvoir nxjerr si përfundim se për situatën në të cilën ndodhen gratë, kur kanë menstruacionet, nuk kanë faj ajo çfarë ndodh në trupin e tyre. Përkundrazi, trupi është i varur nga situata. Veçoritë e gjendjes së tyre sociale vendosin kryesisht se sa e lehtë ose sa e vështirë do të jetë jeta në ditët pas shpërbërjes së vezës. Shqetësimet varen, për shembull nga vendi dhe koha e lirë gjatë punës.

Sipas Beauvoir, ndryshimet do të ndodhin vetëm kur të ndryshojnë kushtet e grave. Atëherë gratë do të çlirohen nga dilema e zgjedhjes midis karrierës dhe fëmijëve. Kjo bie poshtë tani që nuk mungojnë “çerdhet dhe kopshtet që janë organizuar mirë”, dhe përgjegjësia për fëmijët “nuk e paralizon plotësisht veprimtarinë e gruas”.

Bashkëshortët jetojnë se atyre u pëlqen të jetojnë bashkë. Zoti, natyra i bëjnë me pasardhës, dhe janë të lumtur e i gëzohen martesës. Por në çastin kur ata e ndjejnë se nuk ka më dashuri, sakrifikojnë dhe vazhdojnë jetën bashkëshortore. Disa ndahen me mirëkuptim, disa me probleme, kështu një kategori vazhdon të jetojë me njerëzit e tjerë. Problemi është te fëmijët, ata do të kenë mundësi të rriten pranë nënës për shumë vjet, nëna dhe babai kanë qenë modelet e vetme të tyre, është e natyrshme që fëmijët të fillojnë t’i imitojnë prindërit.

Fëmija bëhet imitues i prindërve të vet, trashëgon të njëjtën sëmundje, ashtu si prindërit e vet, bëhet kopje. E natyrshme është kjo, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër për fëmijët të bëhen tjerë. Ata nuk kanë asnjë rrugë tjetër, nuk kanë tjetër bazë të edukimit ndryshe. Ne i dërgojmë fëmijët në çerdhe, që të socializohen, të shohin se si sillen, se si flasin, të shohin modele të ndryshme, e jo të fiksuar me një mënyrë jete. Të mësojë nga edukatorja, nga mësuesja: në bashkësi fëmija do të ketë informata, do të socializohet, fëmija do ta ketë shpirtin më të madh. Ai ka mundësi më të shumta, të jetë më i pasur në thelb. Ai do të shohë më shumë shoqe, do të shohë më shumë djem, nuk do të ketë vetëm një përfytyrim për njëri-tjetrin.

Fëmijët janë të mbushur me fjalë dashurie, prindërit i duan fëmijët, ata janë gati për gjithçka: prindërve u takon t’u thonë edhe jo fëmijëve. Por, të gjithë fëmijëve u ka ndodhur, të shohin fshehurazi se si nëna dhe babai bëjnë dashuri: në atë moment fëmija frikësohet, nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo ndodh sepse fëmija është i painformuar. Ai fillon të dyshojë se diçka po ndodh. Ti vazhdon të kërkosh, nuk ke zgjedhje tjetër në mënyrë të pavetëdijshme. Ti ëndërron për nënën, është një kërkim dhe një pasqyrë për të ardhmen tënde. Dhe ti nëse kërkon prindërit e tu, nënën, babanë, ti nuk do të jesh i lumtur. Jeta e tyre ka bukurinë e vet, por ti do të vazhdosh ta hulumtosh vetveten. Ty ata të kanë edukuar, ata të kanë rritur, nuk ke çfarë të hulumtosh më, kjo është e njohur për ty: ajo që është e njohur nuk të ngacmon, nuk të bën të hulumtosh. Ti nuk mund t’i ikësh modelit që ke trashëguar nga prindërit, por ti kërkon të njohësh më shumë.

Familja, prindërit janë për ty gjithçka, ti je produkti i tyre. E natyrshme është se ti duhet të jesh në anën e prindërve; janë të vërtetë babai im, nëna ime. Kështu vazhdon nëse ata nuk kanë të drejtë, nëse ata gabojnë, nëse ata nuk kanë informata, dhe ti vazhdon të jesh si prindërit e tu. Edhe ti vazhdon sjelljet e prindërve të tu, kjo në shumicën e rasteve është të mësohesh, herë pas here të jesh i padrejtë. Sa më i lirë, më pak i fiksuar, ti do të jesh më i drejtë: atëherë ti do të furnizohesh me informata dhe dashuri. Familja, prindërit të mësojnë më shumë si të mbrohesh nga krizat nga kërkesat e ndryshme, prindërit kanë monopolin ndaj fëmijëve, kërkojnë të jesh në shërbim të familjes, edhe kur ke të drejtë të ndërhysh se je i ri, nuk je i pjekur.

Ti vazhdon të jesh pasqyrë e prindërve të tu, vazhdon të mburresh me prindërit, por vazhdon të mësohesh edhe me zënkat, me konfliktet, me agresivitetin. Pse ti mendon se të gjithë janë njësoj, sepse ti nuk ke informata, ti duhet vetë të përballesh me kërkesën tënde. Prandaj, prindërit duhet të jenë më afër njëri-tjetrit, të jenë më transparentë ndaj fëmijëve: me shumë kujdes duhet të veprojnë. Ata duhet t’u tregojnë fëmijëve pse janë bashkë, sepse duhen dhe se fëmija është produkt i dashurisë, fëmija ka nevojë për realitet jo për gënjeshtra. /Telegrafi/