LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i ri i dietave hollivudiane dhe i humbjes së shpejtë të peshës janë ‘injeksionet e diabetit’

Sekreti i ri i dietave hollivudiane dhe i humbjes së shpejtë të peshës janë ‘injeksionet e diabetit’
(Foto: Instagram/kimkardashian)

Ilaçet për diabetin janë bërë dieta e re e shtrenjtë e Hollywoodit dhe premtojnë një humbje të shpejtë prej pesë deri në dhjetë kilogramë.

Elon Musk, i cili publikisht tha se nuk i pëlqen stërvitja pasi babai i miliarderit kritikoi zakonet e tij të këqija të të ngrënit, është personazhi më i fundit i famshëm që pranon përdorimin e Wegovy – një injeksion që përdoret për kontrollin kronik të peshës te të rriturit me obezitet dhe diabet të tipit 2.


Kur u pyet nga një fans në Twitter: “Cili është sekreti yt?”, i cili gjithashtu vlerësoi formën dhe figurën e tij të re, Musk u përgjigj: “Agjërim” dhe “Wegovy”.

Miliarderi është i fundit që pranon se ka përdorur Wegovy, një dozë e lartë e semaglutidit të ilaçit popullor të diabetit, i cili është bërë i njohur në TikTok me të famshëm që reklamojnë përfitimet e tij të shumta.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Gjithashtu, shumë të famshëm, përfshirë Kim Kardashian, është spekuluar se përdorin ilaçe për humbje peshe – vuri në dukje një përdorues i TikTokut kur diskutoi humbjen e peshës së yllit të realitetit pasi humbi 20 kilogramë.

“Si e humbi peshën Kim K kaq shpejt? A është edhe ajo në Wegovy?” – pyeti një TikToker pas humbjes së saj të konsiderueshme në peshë dhe postimit të fundit të Musk në Twitter.

Ekziston edhe ilaçi Ozempic që përbëhet nga përbërësi semaglutide, i cili është i destinuar për njerëzit me diabet të tipit 2 dhe përdoret për menaxhimin afatgjatë të peshës. Megjithatë, përdoret nga gjithnjë e më shumë njerëz që duan të humbin shpejt pesë deri në dhjetë kilogramë. Pacientët që përdorin këtë ilaç kanë treguar se ulin peshën e tyre trupore me 15 për qind. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori