LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i Elon Musk për të mësuar më shpejt dhe për t’u bërë më të mençur

Sekreti i Elon Musk për të mësuar më shpejt dhe për t’u bërë më të mençur

Çdo njeri thotë se gjithmonë duhet të përqendroheni vetëm në një profesion në mënyrë që të arrini sukses maksimal. Gjejeni profesionin që ju pëlqen dhe përkushtohuni në të

Kjo duket si këshillë mjaft e mirë, apo jo? Përqendrimi në vetëm një apo dy fusha mund t’ju bëjë ekspert. Sidoqoftë, kjo mënyrë e mendimit nuk aplikohet për Elon Musk.


Me shumë kompani të industrive të ndryshme nën emrin e tij (softuer, energji, transport dhe aero-hapësirë), duket se Musk është në mesin e atyre njerëzve që mund të bëhet profesionist në çdo fushë.

A është kjo për shkak të orarit të tij 85-orësh? A është për shkak të apetitit për libra?

Ndoshta më shumë ka të bëjë me sekretin e tij për strategjinë e mësimit. Më poshtë i keni dy mënyrat se si Elon Musk arrin të bëhet ekspert në thuajse çdo fushë, transmeton Telegrafi.

Lexoni gjithçka e jo vetëm për fushën me të cilën merreni

Elon Musk shpeshherë ka thënë se është rritur duke lexuar libra. Edhe nëna e tij ka treguar se si i ri, Elon Musk gjithmonë kishte lexuar. Duke filluar nga inteligjenca artificiale, hapësira, biografitë e deri te ekonomia, Musk nuk është se zgjedh shumë se çfarë tema lexon.

Ndonëse shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë libra që janë relevantë me fushat që u përkasin, Musk e lejon veten të mësojë çdo gjë. Përse? Për shkak se çfarë mësoni tani mund ta ndërlidhni me diçka tjetër në të ardhmen, duke krijuar diçka unike. Këtë e ka bërë edhe Musk kur i ka aplikuar njohuritë e një fushe në fushën tjetër. P.sh. ai ka kombinuar fushën e softuerit me ekonominë, duke krijuar kompaninë PayPal.

Rrethojeni veten me njerëz inteligjentë

Kur Musk kishte filluar të merret me industrinë e aero-hapësirës me kompaninë SpaceX, ai kishte punësuar inxhinierin e raketave Tom Mueller, i cili konsiderohet si një prej ekspertëve më të mençur. Musk kishte kaluar shumë kohë pranë tij dhe kishte mësuar çdo gjë nga ai.

Jim Cantrell, konsulent i aero-hapësirës atëkohë, kishte thënë se në të njëjtën mënyrë se si Musk i absorbon librat, njësoj kishte provuar ta bënte me ekspertizën e njerëzve. Është sikur ai ua thithte përvojën atyre. Ai vërtet i dëgjon tjerët.

Kështu, duke marrë shembull këtë, analizoni mirë njerëzit me të cilët e shpenzoni kohën dhe shikoni se a janë duke ju ndihmuar t’jua rrisin inteligjencën.

Mendoni njohuritë e përgjithshme si një pemë

Në një diskutim në forumin online ‘Reddit’, një përdorues e kishte pyetur Elon Musk se si menaxhon të mësoj çdo gjë kaq shpejt. Musk ishte përgjigjur:

“Një këshillë nga unë: është e rëndësishme t’i shihni njohuritë e përgjithshme si një lloj peme semantike – sigurohuni se jeni duke i kuptuar parimet fundamentale, p.sh. rrënjët dhe degët e mëdha, para se t’i shikoni gjethet/hollësirat ose nuk do të keni asgjë ku të mbaheni”.

Kjo ka shumë logjikë. Imagjinoni nëse provoni ta vozitni veturën pa mësuar paraprakisht se si ta ndizni motorin apo se për çka shërben secila pedale. Nëse nuk i dini gjërat bazike, ju nuk mund të kuptoni se si t’i aplikoni ato në zona tjera – në këtë rast për vozitjen e kamionit.

E tërë karriera e Musk është e bazuar në këtë parim. Fillimisht ai ka mësuar gjërat thelbësore të inteligjencës artificiale, fizikës dhe inxhinierisë; pastaj i ka konstrukturuar këto ide në mënyra të reja, duke krijuar kompanitë PayPal, SpaceX, Tesla, etj. /Telegrafi/