Sekrete dhe mistere: E vërteta e gjashtë ndërtesave më të famshme në botë

Përpos arkitekturës dhe madhështisë që mbartin, ndërtesat dhe statujat ikonë të botës, fshehin detaje mistike që shumë pak prej nesh i kanë vënë re
Por, jo pa qëllim ato janë aty, mesazhi që përcjellin është aq i vjetër sa dhe jeta e tyre.
1- Apartamenti në katin e fundit të Kullës Eiffel
Gustave Eiffel, njeriu që dizajnoi monumentin më të famshëm të Francës, krijoi dhe ndërtoi një apartament në katin e fundit të kullës, të cilin e përdorte për të pritur miqtë.
Shpeshherë aty ai bënte diskutime të gjata me Thomas Edison-in, shpikësin e llambës elektrike. Sot ai apartament shërben si muze për turistët dhe sigurisht ofron pamje të mrekullueshme të Parisit.
2- Zinxhiri i thyer në këmbën e Statujës së Lirisë
Statuja e Lirisë iu dhurua Amerikës nga Franca në 100-vjetorin e revolucionit amerikan. Simboli i saj është liria, demokracia dhe shfuqizimi i skllavërisë. Ky është pikërisht kuptimi që mbart zinxhiri i shkëputur nga këmba e statujës, fundin e epokës së skllevërve.
3- Mona Lisa e Isleworth-it
Në të gjithë historinë e artit njihet përpjekja e piktorëve për të riprodhuar figurën e Mona Lisa-s. Por besohet se ekziston një tjetër portret i saj, i pikturuar nga vetë Da Vinci, dhe se kjo nuk është një kopje. Thuhet se versioni i dytë i pikturës ka ndryshim pak në perspektivë. Aludimet se kjo pikturë është risjellë nga piktorë të tjerë janë të shumtë, por ekspertët besojnë se ky është thjesht një version më i hershëm i kryeveprës së Da Vinci-t.
4- “The Time Capsule” në malin Rushmore
Gjatë ndërtimit të këtij monumenti të famshëm, arkitekti i saj dëshironte të krijonte brenda shkëmbit një dhomë sekrete, ku gjeneratat e reja të njiheshin dhe të merrnin çdo lloj informacioni në lidhje me historinë e Amerikës. Kështu ata krijuan një shpellë në pjesën e pasme të statujës së Abraham Lincoln-it.
Edhe pse projekti mbeti i papërfunduar, pas vdekjes së arkitektit, 50 vite më vonë, në hapësirën e krijuar u vendosën kopje dokumentesh shumë me rëndësi dhe kujtime të presidentëve të ndryshëm, që shërben sot si dëshmi e historisë së SHBA-ve.
5-Pamja e vërtetë e Sfinksit
Statuja më e vjetër e botës sigurisht që mbart mistere që nga krijimi i saj. Për pamjen e këtij monumenti ka patur gjatë gjithë kohës komente.
Disa ekspertë besojnë se Sfinksi origjinal ka patur kokën e një luani dhe shumë më vonë është gdhendur fytyra e një njeriu. Kjo shpjegon gjithë dyshimet rreth diferencës së madhe midis trupit gjigant dhe kokës së vogël.
6- Ura Golden Gate
Ura Golden Gate ka qenë gjithmonë në fokusin e fotografive më të bukura të shkrepura ndonjëherë. Por ajo që ne nuk dimë, është se për ndërtimin e saj ka patur shumë debate me Flotën e SHBA-ve. Pasi u dha leje për ndërtimin e saj, flota dëshironte që ngjyra e kësaj ure të ishte me vija të zeza dhe të verdha, në mënyrë që të ishte e dukshme dhe në raste mjegulle. Por kjo u kundërshtua nga arkitekti i urës, i cili vendosi ta lyente me ngjyrë portokalli të errët. Në këtë mënyrë, përveçse do të ishte e dukshme në çdo situatë, do të afeksiononte të gjithë ata që e shihnin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Si mund ta dalloni nëse mishi që blini është i freskët

Horoskopi për muajin qershor 2023

Saranda, një destinacion turistik me bukuri të veçanta

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë