LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit anulon takimin me ministrin e Jashtëm rus

Sekretari amerikan i Shtetit anulon takimin me ministrin e Jashtëm rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk do të takohet me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov në Gjenevë, që ishte paraparë të ndodhë gjatë kësaj jave.

Ky është një sinjal se bisedimet mes Washingtonit dhe Moskës rreth krizës në Ukrainë, janë zbehur paksa, transmeton Telegrafi.


“Kur po e shohim se po fillon pushtimi dhe se Rusia na e ka bërë të qartë se po hedh poshtë diplomacinë, nuk ka kuptim të vazhdohet me këto takime në këto momente. Jam konsultuar me aleatët dhe partnerët tanë, dhe të gjithë po pajtohen”, tha Blinken.

Ai theksoi se të martën i ka dërguar letër Lavrovit për ta informuar për vendimin e marrë. Blinken tha se Shtetet e Bashkuara akoma janë të angazhuara për diplomaci.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin pranoi si dy shtete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës – ku madje ka paralajmëruar dërgimin e forcave ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori