LAJMI I FUNDIT:

Dekorimi i këtillë i shtëpisë sjell ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj!

Dekorimi i këtillë i shtëpisë sjell ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj!

Sipas Feng Shui-it, vera është e lidhur me aspektin e “festës dhe prestigjit” të jetës sonë

Në kohët e lashta ishte shumë e rëndësishme që njerëzit të jetonin në harmoni me natyrën. Sot ekziston ndjenja e disharmonisë midis nesh dhe ambientit tonë natyror. Kjo ndarje ka tendencë të stagnojë energjinë në trupin tonë dhe në hapësirën tonë jetësore.


Në gjuhën kineze Feng Shui do të thotë “ajri dhe uji”, art i lashtë dhe shkencë e harmonisë së energjisë sonë Chi-universale.

Koncepti i Fengshui-it mund të krahasohet me akupunkturën. Mu sikur gjilpërat krijojnë balancën për qarkullin të energjisë në trup, ashtu edhe mobiliet, objektet dhe ngjyrat përmirësojnë dhe sjellin balancën në çdo hapësirë.

Kjo praktikë e lashtë na ndihmon të krijojmë hapësirën jetësore e cila na nxit energjinë, e jo atë që punon kundër nesh, transmeton Telegrafi.

Me Feng Shui, vera është e lidhur me elementin e zjarrit, formë e fuqishme e energjisë Jang. Zjarri sjell ngrohtësi, vetëbesim, kreativitet. Dëshirojmë të dalim dhe të punojmë. Nëse ekziston energji e tepërt, mund të ndihemi të plogësht, të irrituar dhe agresivë.

Në vazhdim po japim disa këshilla për përmirësimin e energjisë së tillë të fuqishme në këtë pjesë të shtëpisë tuaj:

▪ Zbukuroni këtë zonë me qirinj dhe me ngjyra të ngrohta (e kuqja, e portokallta).

▪ Zbukuroni hapësirën me elemente druri (druri është i aftë të ndezë zjarrin). Vendosni bimë, elemente zbukuruese nga druri apo fotografi me peizazhe mali.

▪ Vendosni disa objekte me maje, si p.sh. të bambus apo kaktus, në këtë zonë të shtëpisë suaj, në mënyrë që të shtoni edhe më shumë energjinë e zjarrit.

▪ Vendosni disa dekorata apo trofe të cilat i keni fituar në këtë lëmë.

▪ Vendosni kristale ngjyrë të kuqe në mënyrë që të aktivizoni afshin dhe energjinë kreative.

▪ Krijimi i opozitës dhe i polaritetit, gjithashtu, është me rëndësi për mbajtjen e balancave të elementeve. Për shembull, kur dëshironi më së shumti të pini një filxhan çokollatë të ngrohtë? Me siguri gjatë dimrit. Kur të dëshironi më së shumi të kënaqeni në ujin e freskët të pishinës? Me siguri në verën e nxehtë.

Nëse elemente të zjarrit – verës ka tepër, ndërkaq ju ndiheni të irrituar, mund ta balanconi në këtë mënyrë:

– Vendosni çarçafë tavoline ngjyrë të ftohta, siç janë ato vjollcë e çelët dhe e kaltra.

– Vendosni mini-shatërvan para shtëpisë tuaj. Nëse vendosni shatërvan para shtëpisë, sigurohuni që qarkullimi të sillet në drejtim të dyerve, ndërkaq qarkullimi i ujit paraqet pasurinë e cila qarkullon në drejtim tuaj (jo në drejtim të mysafirëve).

– Dekoroni shtëpinë tuaj me saksi të gjelbra. Gjatë verës shpesh mbajmë dritaret të mbyllura derisa kondicioneri i ajrit punon. Bimët ditore ndihmojnë që të eliminoni toksinet nga ajri i brendshëm dhe sjellin balancën e vapës verore me freskinë, energjinë e tokës.

– Zbukuroni shtëpinë tuaj me kristale të ftohta. Gurët e çmueshëm ngjyrë vjollce janë të mrekullueshëm për ftohje dhe pastrojnë cilëndo qoftë energji netative.

Më e rëndësishme nga të gjitha është që të argëtoheni me Feng Shui-e.

Mësoni rregullat Feng Shui dhe bëni disa ndryshime të thjeshta, ndërkaq shtëpia juaj do të bëhet hapësirë e mrekullueshme jetësore për ju.

/Telegrafi/