LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: VV ka rrëshqit në një diskutim inatesh dhe etiketimesh

Sejdiu: VV ka rrëshqit në një diskutim inatesh dhe etiketimesh

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu në një prononcim për Telegrafin tregoi arsyen e mos fillimit të seancës së jashtëzakonshme për dialog.

Sejdiu tha se deputetët e PSD-së janë në Kuvend dhe janë duke priture edhe deputetët tjerë të subjekteve tjera politike.


Ai po ashtu foli edhe për akuzat e LVV-së, që PSD-ja është duke qëndruar në Kuvend me mandate të vjedhura si dhe rezoluta  e tyre është shpëtim i projektit të rrezikshëm të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Sejdiu u shpreh se nëse mandati i deputetëve të PSD-së është problematik po aq është dhe mandati i LVV-së.

Ai tha se VV ka rrëshqit në një diskutim inatesh, etiketimesh dhe smirash.

“Mandati i deputetëve të VV-së është duke qenë dhe ne 12 deputetët e PSD-së në listë. Nëse është mandati ynë problematik po aq është dhe i tyre. Nuk mendoj që dikush i cili nuk e thotë asnjë fjalë për përmbajtjen e ligjit të rezolutës ka ndonjë arsye tjetër përveç inatit dhe smirës. VV ka rrëshqit në një diskutim inatesh, etiketash dhe smirash e jo në përmbajtje të tekstit dhe rezolutës, rezolutë kjo e cila e kornizën dialogun dhe ia kthen Kuvendit. Kritikën le ta bëjnë për përmbajtje”, ka thënë Sejdiu.

Ndryshe seanca  e jashtëzakonshme për rezolutën e paraqitur nga koalicioni PAN dhe PSD, sipas “kërkesës së 42 deputetëve për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë” është shtyrë për në orën 16:30,  nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori