LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Sejdiu: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.

“Me gjitha këto ndodhi të fundit dhe për mënyrën se si po punohet, temat që po ngritën, besoj se na kanë sjellë në një situatë ku skena politike është bllokuar”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine.


“Ndoshta do të duhej që zgjedhjet të mbaheshin shumë shpejt – siç po shihet kjo qeveri do të jetë afatshkurtër”.

“Çka është alternativa të vazhdohet me shkelje të ligjit siç po bën ekzekutivi dhe me një kuvend i cili po mundohet të mbaj mbledhje vetëm kohë pas kohë”.