LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: S’do ta votojmë koalicionin PAN

Sejdiu: S’do ta votojmë koalicionin PAN

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu pasi është regjistruar si deputet, ka thënë se që nga fillimi përkundër tentativave dhe presionit nuk do ta votojnë koalicionin PAN.

Ai ka shprehur besimin se skena politike do të reflektojë pas një legjislature të errët, siç ishte ajo e kaluara.

“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera, jo te AKR. Ne si subjekt politik, vendimet tona do të jenë ato që i kemi marrë me koalicionin”, tha ai. /KP/