LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu pret që deputetët ta votojnë rezolutën e opozitës për kufijtë

Sejdiu pret që deputetët ta votojnë rezolutën e opozitës për kufijtë

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha sot se pret që deputetët e Kuvendit ta votojnë rezolutën e opozitës për kufijtë.

Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë tha se dialogu duhet të kthehet në Kuvend.


“Partia Socialdemokrate ka kohë që e kërkon një seancë të jashtëzakonshmen sa i përket diskutimeve. Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendi. Ne e kemi përkrah dhe jemi që të kemi një seancë të jashtëzakonshme…Besoj që rezoluta do të ketë mjaftueshëm votat që të kalojë. Dialogu duhet të kthehet në kuvend dhe kjo ndodh duke ndërtuar një platformë Kuvendi”, tha ai.

Sejdiu nga PSD-ja tha se çdo lloj diskutimi me palët e tjera pa mandat të Kuvendit është në shpërpushje me Kushtetutën.