LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Buxheti e redukton ekonominë në infrastrukturë e asfalt

Sejdiu: Buxheti e redukton ekonominë në infrastrukturë e asfalt
Deputeti Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se Buxheti për vitin 2019, është i përgatitur mirë me letra, por nuk dallon me buxhetet e viteve të më hershme.

Sipas tij, buxheti i vitit 2019 në shumë prej 2 miliardë e 80 milionë euro, është i reduktuar në infrastrukturë e asfalt.


“Buxheti është i formulua mirë në aspektin teknikë, por buxheti është me mendësi të njëjtë vetëm ndryshojnë numrat. Por nuk ka ndryshim të mendësisë për zhvillimin e një vendi. Buxheti i një shteti duhet të përcjell një vijë strategjike për ta zhvilluar ekonominë”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Planifikimi sipas tij, duhet të jetë më afatgjatë. “Por për 18 vite kemi parë konstruktin e njëjtë buxhetor, ekonomia reduktohet në infrastrukturë, e a jo infrastrukturë reduktohet në asfalt”, tha Sejdiu.

Buxheti thjeshtë është një vazhdimësi e konstruktit ekonomik dhe financiar të 18 viteve të fundit.

“Numri i njerëzve të punësuar është 360 mijë të punësuar prej rreth 1.8 milion banorëve. Është numër jashtëzakonisht i vogël”, theksoi ai.

Sipas Sejdiut, 2.6 miliardë euro kanë dalë jashtë vendit për shkak të importeve, ndërsa kemi eksportuar shumë pak.

Shefi i deputetëve të PSD-së, ka thënë se 20 për qind e buxhetit, shkon vetëm për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila sipas tij, merret me mirëqenie sociale e nuk merret me punësim.

“Në fakt jemi në fazën e diskutimit të buxhetit. Buxheti si i tillë ka sipas meje telashe të jashtëzakonshme, diku 465 milionë euro apo mbi 20 për qind e shpenzimeve të parapara në buxhet shkojnë për skema sociale dhe pensione në një vend ku vetëm 7 për qind e popullsisë është në moshën e pensionimit. Përderisa një pjesë e madhe e popullsisë është në arsim vetëm 3 për qind e shpenzimeve shkojnë në arsim. Të mos flasim për pjesën ekonomike e cila përsëri është një qasje e cila po e shohim tash e 18 vite që është një përqendrim total në asfalt. E kjo koha e njëfarë hovi infrastrukturor edhe trajtimit infrastrukturor të ekonomisë duhet të përfundoj, duhet të dalim në një koncept tjetër ekonomik e që është zhvillimor. Paramendojeni nëse në buxhetin e vitit 2019 do të kishim një ide për një agjencion zhvillimor, i cili do të ndihmonte në ndërtimin e kapaciteteve për përpunuesit e ushqimit në Republi kën e Kosovës. Pra, në situatën në të cilën jemi sot ku kemi një taksë 100 përqind për importet nga Serbia krijohet një treg i mirë për përpunuesit e ushqimit në Kosovë që të ndërtojnë fabrikat e reja”, tha ai. /Telegrafi/