ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim rruga “Afrim Zhitia”, nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te Mensa e Studentëve.

Sipas njoftimit, Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të zhvillojë punime infrastrukturore në një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve (ana e djathtë, drejtimi i konvikteve).


Segmenti rrugor do të mbyllet për qarkullim nga 15 korrik nga ora 20:00 deri më 20 korrik në ora 20:00

Rruga alternative e cila mund të shfrytzohet gjatë kësaj periudhe është “Xheladin Rekaliu” dhe “Edmond Hoxha”.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në terren, në mënyrë që punimet të zhvillohen në mënyrë sa më të sigurt dhe efikase”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/