LAJMI I FUNDIT:

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Deputetët votuan për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinoci – Shtip dhe rrugës Kërçovë-Ohër, me procedurë të shkurtuar. Sipas rregullores së re, afati i ri për përfundimin e segmentit Kërçovë-Ohër është 31 dhjetori i vitit 2026. Aneksi i marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër, e cila filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014, do të jetë e gjashta me radhë.

Ndërtimi i autostradës me një gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro dhe pas disa anekseve të kontratës dhe zgjatjeve të afateve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, sot para deputetëve në Kuvend tha se ligji nuk sjell implikime financiare shtesë.


“Ligji nuk paraqet implikime financiare shtesë. Sipas gjetjeve të kompanisë mbikëqyrëse FIDIC, e zgjedhur nga NP Rrugët Shtetërore kanë konstatuar se është realizuar 83% e projektit dhe është kërkuar vazhdimi nga Qeveria deri tek Kuvendi për vazhdimin e afatit të këtij projekti.

Arsyet për zgjatjen e projektit janë të njohura, e mbi të gjitha janë për shkak të paraqitjes së 13 rrëshqitjeve të reja, që kërkon planifikim shtesë dhe zgjidhje të reja teknike”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori